Page 59 - Demo
P. 59
575.2 Ndryshimi i shpejtësisë së reaksionit gjatë zhvillimit të tijVeprimtaria 5.2Matja e shpejtësisë së reaksionit• Shpejtësia e një reaksioni kimik ndryshon me kalimin e kohës.• Ndryshimi i shpejtësisë së një reaksioni në një interval kohor të caktuar mund të paraqitet me anë të një lakoreje. Përmbledhje Më poshtë jepen hapat që do të ndiqni për kryerjen e një eksperimenti:1. Ndërtoni aparatin si në figurë. Hidhni në gotën kimike disa copa karbonat kalciumi.2. Shtoni në të acidin klorhidrik të holluar dhe ndërkohë shtypni kronometrin për të matur kohën, gjatë së cilës përftohet një masë apo vëllim i caktuar i dioksidit të karbonit.3. Përsëriteni këtë gjë çdo 30 sekonda, rreth 10 herë, derisa në fund të merrni tri rezultate të njëjta. Shënojini ato në një tabelë dhe njehsoni shpejtësinë mesatare të reaksionit.Për të përcaktuar shpejtësinë e reaksionit që zhvillohet midis karbonatit të kalciumit dhe acidit klorhidrik, mjafton të matni vëllimin e dioksidit të karbonit që përftohet në njësinë e kohës. Kjo realizohet me anë të aparatit të paraqitur në figurën përbri.A1 Ndërtoni një lakore me rezultatet e përftuara nga ky eksperiment dhe përshkruani si ndryshon shpejtësia e reaksionit në lidhje me kohën.A2 A doli ndonjë vlerë e pasaktë nga eksperimenti? Nëse po, si mund të ndikojë ajo në vlerat e tjera?A3 Si mund të provoni që rezultatet tuaja janë të besueshme? Pyetje dhe detyra5 Shpejtësia e reaksionitcilindër i shkallëzuarhinkëkarbonat kalciumiEksperimenti Koha (në s) Pesha (në g) e enës me përmbajtjen Ndryshesa (në g) Shpejtësia e reaksionit 1 në fillim të reaksionit 160 _____ _____2 pas 30 120 40 40 g/30 s3 pas 30 90 30 30 g/30 s4 pas 30 70 20 20 g/30 s5 pas 30 60 10 10 g/30 s

