Page 60 - Demo
P. 60


                                    5.3 Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e një reaksioni kimikPërqendrimi i reaktantëve dhe shpejtësia e reaksionitStudiojmë edhe njëherë reaksionin midis karbonatit të kalciumit me acidin klorhidrik. Çfarë do të ndodhë me shpejtësinë e reaksiont nëse ndryshojmë përqendrimin e acidit, por mbajmë të njëjtë: masën e karbonatit të kalciumit, temperaturën dhe vëllimin e acidit. Së pari, le të shpjegojmë se çfarë tregon përqendrimi i një substance (reaktant/produkt).Me përqendrim të një reaktanti apo të një produkti kuptojmë raportin e numrit të grimcave të tij në njësinë e vëllimit. C = Nga ky raport del se: sa më i madh të jetë numri i grimcave të një substance në njësinë e vëllimit, aq më i madh do të jetë përqendrimi i saj.Veprimtaria 5.3ANdikimi i përqendrimit të një reaktanti në shpejtësinë e reaksionitDiskutoni në grup se si do ta kryeni këtë hulumtim. Më pas bëni dy eksperimente sipas udhëzimeve të mëposhtme: 1. Në një enë konike, hidhni 5 g karbonat kalciumi. Shtoni në të 10 ml tretësirë 0,1M të acidit klorhidrik. Matni kohën, gjatë së cilësnë cilindrin e shkallëzuar grumbullohen 10 ml dioksid karboni.2. Në një enë tjetër konike, hidhni 5 g karbonat kalciumi nga ai që hodhët në enën e parë. Shtoni në të 10 ml tretësirë 0,2M të acidit klorhidrik. Matni kohën që ju duhet për të mbledhur 10 ml dioksid karboni me një cilindër tjetër të shkallëzuar.3. Krahasoni rezultatet. copa karbonat kalciumikronometëracid klorhidrik i holluarcilindër i shkallëzuar58A+I A+E5 Shpejtësia e reaksionitnumri i grimcave të reaktantit/produktitmililitër/litërpërqendrim i ulët i tretësirëspërqendrim i lartë i tretësirësShënim: Tretësirat 0,1M dhe 0,2M përgatiten nga mësuesi/ja duke u bazuar në formulën: CM = m1 M • vCM ➝ përqendrimi molar i tretësirës (0,1 dhe 0,2)m1 ➝ masa në gram e acidit që duhet të përmbajë tretësiraM ➝ masa molare e acidit, e cila është 36,5 gV ➝ vëllimi në litra i tretësirës ujore të acidit (10 mililitra = 0,010 litra)Mbetet për t’u njehsuar masa në g e acidit (m1) që nevojitet për të përgatitur tretësirën 0,1M dhe 0,2M. Zëvendësojmë germat në formulën e përqendrimit molar me vlerat përkatëse dhe njehsojmë m1.0,1 = m1/36,5g mol-1 x 0,010 litram1 = 0,0365 g klorur hidrogjeni (HCl) Për të përgatitur 10 ml tretësirë 0,1M nevojitet 0,0365 g klorur hidrogjeni.
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64