Page 62 - Demo
P. 62


                                    • Me rritjen e përqendrimit të reaktantëve rritet edhe shpejtësia e reaksionit kimik.• Sa më i madh të jetë numri i grimcave në një vëllim të dhënë, aq më i madh do të jetë numri i goditjeve midis tyre, për rrjedhojë, aq më shpejt do të zhvillohet reaksioni kimik.Përmbledhje 1. Ku bazoheni për të gjetur se cila lakore i përket reaksionit më të shpejtë?2. Cila do të ishte lakorja që i përket eksperimentit që kryhet në të njëjtat kushte, por me acid me përqendrim më të ulët?Pyetje dhe detyraTeoria e goditjevePër të shpjeguar ndikimin e përqendrimit të reaktantëve në shpejtësinë e një reaksioni kimik, mund të përdorim teorinë e ndërtimit grimcor të substancave.Në figurën përbri jepen tri enë me vëllim të njëjtë.reaksion me acid të holluar reaksion me acid dy herë më të përqendruargrimca të acidit klorhidrikgrimca të karbonatit të kalciumit5.3 Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e një reaksioniNë enën e parë ndodhen dy grimca, në enën e dytë, tri grimca, ndërsa në të tretën, katër grimca. Shigjetat në figurë tregojnë mundësitë e përplasjeve midis grimcave. Vërejmë se në enën e tretë, numri i goditjeve midis grimcave është më i madh sesa numri i goditjeve në enën e dytë, dhe në enën e dytë, numri i tyre është më i madh se në enën e parë. Bazuar në numrin e goditjeve midis grimcave, arrijmë në këtë përfundim: aty ku numri i goditjeve është më i madh, edhe shpejtësia e reaksionit kimik do të jetë më e madhe. Duke qenë se numri i goditjeve varet nga numri i grimcave në njësi të vëllimit, del se shpejtësia e reaksionit varet nga përqendrimi i reaktantëve dhe është në përpjesëtim të drejtë me të. Sa më i madh të jetë përqendrimi i reaktantëve, aq më i madh do të jetë numri i goditjeve dhe aq më shpejt do të zhvillohet reaksioni kimik.Në eksperimentin midis acidit klorhidrik dhe karbonatit të kalciumit, sa më i përqendruar të jetë acidi, aq më i madh do të jetë numri i goditjeve midis grimcave të acidit klorhidrik dhe grimcave të karbonatit të kalciumit, pra do të ketë më shumë goditje të frytshme që do të çojnë më shpejt në formimin e grimcave të substancave produkt në njësinë e kohës. Si rezultat, shpejtësia e reaksionit rritet. Kur përqendrimi i acidit ulet, numri i goditjeve zvogëlohet, për rrjedhojë shpejtësia e formimit të grimcave të substancave produkt do të ulet.60 5 Shpejtësia e reaksionitKreu 5 / KINETIKA KIMIKE 141rritja e numrit të goditjevee goditjeve midis grimcave do të përgjithësojmë se aty ku numri i goditjeve është më i madh, edhe shpejtësia e reaksionit kimik do të jetë e madhe. Meqenëse numri i goditjeve varet nga numri i grimcave në njësi të vëllimit, del se shpejtësia e reaksionit varet nga përqendrimi i reaktantëve dhe është në përpjesëtim të drejtë me të.Sa më i madh të jetë përqendrimi i reaktantëve, aq më i madh do të jetë numri i goditjeve dhe aq më shpejt do të zhvillohet reaksion kimik. Nga kjo del se shpejtësia e reaksionit është në përpjestim të drejtë me përqendrimin e reagjentëve të ngritura në fuqi me koeficentë x, y ... vlerat e të cilëve përcaktohen në mënyrë eksperimentale.Le të studiojmë reaksionin:A+B → CDuke ditur që shpejtësia e reaksionit është në përpjesëtim të drejtë me përqendrimin e reagjentëve do të shkruajmë:V= k ∙ [A]x ∙ [B]y.Në qoftë se është përcaktuar eksperimentalisht se x =1 dhe y = 2, atëhere barazimi i shpejtësisë për këtë reaksion shkruhet: V= k · [A] · [B]2, nga ku: V→ shpejtësia e reaksionit kimik; k→ konstante e shpejtësisë;[A] përqendrimi molar i reaktantit A; [B] përqendrimi molar i reaktantit B. x dhe y janë koeficientët e përqendrimeve të A dhe B.Në disa raste, vlerat e fuqive x dhe y të gjetura eksperimentalisht, janë të barabarta me koeficientët që ndodhen para formulave të reagjentëve. Në këto raste, barazimi i shpejtësisë shkruhet duke vendosur si fuqi në vend të x-it dhe y-it vlerat e koeficientëve përkatës të reagjentëve p.sh.Për reaksionin 2A + B → C shkruajmë V= k · [A]2 · [B]. Shprehja V= k · [A]x · [B]y quhet barazimi i shpejtësisë. Shpejtësia e një reaksioni kimik është në përpjesëtim të drejtë me produktin e përqendrimit të reagjentëve, secili prej tyre i ngritur në fuqi me koeficientin e përcaktuar eksperimentalisht (ligji i shpejtësisë).Theksojmë se shpejtësia e një reaksioni kimik nuk është konstante gjatë gjithë kohës. Ajo zvogëlohet me kalimin e kohës, sepse reagjentët harxhohen (kthehen në produkte).• ShënimNë barazimin e shpejtësisë nuk shënohen përqendrimet e substancave të lëngëta dhe të ngurta. Shembulli 1Për reaksionin:NO2(g)+ CO(g) →CO2(g) + NO(g)Në 2250C është përcaktuar:për [NO2]x=1, për [CO]y=1Në këtë rast barazimi i shpejtësisë shkruhet:V1=k · [NO2]∙ [CO] Shembulli 2Për reaksionin:A+ B →C )Eksperientalisht është përcaktuar:për [A]x=2, për [B]y=0Në këtë rast barazimi i shpejtësisë shkruhet:V1=k · [A]2 Shembulli 3Për reaksionin:2NO(g)+ Br2(g) →2NOBr(g)Eksperientalisht është përcaktuar:për [NO]x=2, për [Br2]y=1Në këtë rast barazimi i shpejtësisë shkruhet:V1=k · [NO]2 ∙ [Br2]A B C
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66