Page 63 - Demo
P. 63


                                    5 Shpejtësia e reaksionit 615.4 Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e një reaksioni kimik (vazhdim) Veprimtaria 5.4ANdikimi i përqendrimit në shpejtësinë e reaksionit (vazhdim)Nëse nuk keni aspirator apo dollap gazi në laborator, mund ta kryeni veprimtarinë në parvazin e dritares së laboratorit, sepse dioksidi i squfurit është mjaft i dëmshëm për shëndetin.1. Merrni katër enë konike (si në figurën më sipër) dhe në secilën prej tyre hidhni nga 10 ml tretësirë ujore të tiosulfatit të natriumit me përqendrime të ndryshme.2. Merrni katër fletë letre të bardhë dhe vizatoni me lapustil nga një kryq në secilën prej tyre. Vendosni mbi çdo kryq nga një enë konike me tretësirën e tiosulfatit të natriumit. Bëni kujdes që përqendrimet e tretësirave të jenë sipas radhës, në rritje ose në zbritje. 3. Shtoni në secilën enë nga një 1 ml acid klorhidrik të holluar dhe matni kohën derisa kryqi të mos duket më. A1 Çfarë mësuat nga ky eksperiment?Pyetje dhe detyraNjë shembull tjetër, ku mund të shohim lehtësisht ndikimin e përqendrimit në shpejtësinë e një reaksioni kimik, është ai i bashkëveprimit të acidit klorhidrik me tiosulfatin e natriumit (acid + kripë). 2HCl(uj) + Na2S2O3(uj) = 2NaCl(uj) + SO2(g) + S(ng) + H2O(l)Nga bashkëveprimi i mësipërm përftohet squfur, i cili turbullon tretësirën. Duke qenë se është i patretshëm në ujë, me kalimin e kohës squfuri fundërron. Me një kronometër matim kohën, gjatë së cilës në tretësirë përftohet aq squfur, sa ajo humbet tejdukshmërinë e saj.
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67