Page 64 - Demo
P. 64
62Veprimtaria 5.4BNdikimi i temperaturës në shpejtësinë e reaksionitPas eksperimentit të kryer në veprimtarinë e mësipërme, duhet të përcaktoni temperaturat në të cilat do të zhvillohet eksperimenti në këtë fazë. Diskutoni me shoqet dhe shokët e grupit për rregullat që duhet të ndiqni gjatë eksperimentit. Pasi të keni vendosur si do të veproni, diskutojeni vendimin tuaj edhe me mësuesin/en.A2 Përshkruani hapat që ndoqët për kryerjen e eksperimentit.A3 Çfarë mësuat nga ky eksperiment?Pyetje dhe detyraA+I A+E5 Shpejtësia e reaksionit1020040503060709010080A mund ta fillojmë eksperimentin në temperaturën e dhomës? Sa do të jetë intervali i temperaturës: 50C, 100C apo 200C?Sa duhet të jetë diferenca e temperaturës (intervali) midis dy matjeve të njëpasnjëshme?Sa vlera do të ketë vargu i temperaturës?5.4 Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e një reaksioni kimik (vazhdim) Tani kryeni eksperimentin.Për të rritur me 50C temperaturën e tretësirës, ngroheni provëzën me tiosulfat natriumi në një banjëmari, para se të shtoni acidin. Vazhdoni ngrohjen shumë ngadalë. Pas çdo 5 minutash matni temperaturën e ujit në enën e banjëmarisë për 4-5 herë, derisa squfuri të fundërrojë në provëz. Shënoni në fletore si ndryshon pamja e tretësirës pas çdo matjeje të temperaturës. Gjatë ngrohjes, provëza duhet të jetë e mbyllur me tapë.Temperatura dhe shpejtësia e reaksionitKrahas përqendrimit të reaktantëve, në shpejtësinë e një reaksioni kimik ndikon edhe temperatura.

