Page 65 - Demo
P. 65


                                    635.4 Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e një reaksioni kimik (vazhdim)5 Shpejtësia e reaksionit• Me rritjen e temperaturës, rritet edhe shpejtësia e reaksionit.• Grimcat zotërojnë më shumë energji me rritjen e temperaturës. Ato lëvizin më shpejt dhe goditjet midis tyre janë më të shpeshta. Me rritjen e numrit të goditjeve, produktet formohen më shpejt, pra rritet shpejtësia e reaksionit. Përmbledhje Veprimtaria 5.4CParaqitje grafike e ndikimit të temperaturës në shpejtësinë e reaksionitVeprimtaria 5.4DEdhe njëherë për ndikimin e temperaturës në shpejtësinë e reaksionitMë poshtë është paraqitur grafiku i shpejtësisë së reaksionit që zhvillohet midis karbonatit të kalciumit me acidin klorhidrik. Nëpërmjet tij mund të nxirren përfundime për ndikimin e temperaturës në shpejtësinë e këtij reaksioni.Duke parë grafikun, mund të themi se, pavarësisht rritjes së temperaturës, në fund të reaksionit përftohet i njëjti vëllim i dioksidit të karbonit, por në një interval kohor më të shkurtër. Kjo tregon se me rritjen e temperaturës rritet edhe shpejtësia e reaksionit.Në një provëz me vëllim10 ml hidhni 2 ml tretësirë 1M të acidit etanoik, CH3COOH. Shtoni në të një kokërr zink. Reaksioni zhvillohet shumë ngadalë. Nxeheni fundin e provëzës. Do të vini re çlirimin e vrullshëm të hidrogjenit. Si ndikon temperatura në shpejtësinë e reaksionit?Reaktantët përbëhen nga grimca, të cilat janë në lëvizje të vazhdueshme. Me rritjen e temperaturës, grimcat e rritin energjinë e tyre të brendshme dhe lëvizin më shpejt. Sa më shpejt të lëvizin këto grimca, aq më i madh do të jetë numri i goditjeve midis tyre dhe aq më shpejt do të formohen grimcat e substancave produkt, d.m.th. shpejtësia e reaksionit do të rritet me rritjen e temperaturës.1. Cila prej lakoreve i takon reaksionit më të shpejtë?2. Nëse kryeni të njëjtin eksperiment në 50oC, si do të jetë shpejtësia e reaksionit?Pyetje dhe detyraKohaVëllimi i CO2 të përftuar40°C30°CKur reaksioni ndodh në temperaturën 30°C, numri i goditjeve midis grimcave është më i vogël sesa kur ai ndodh në 40°C.
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69