Page 66 - Demo
P. 66
645.5 Faktorë të tjerë që ndikojnë në shpejtësinë e një reaksioni kimikVeprimtaria 5.5ABashkëveprimi i hekurit me oksigjenin e ajrit Nëpërmjet kësaj veprimtarie do të shikoni se çfarë ndodh kur nxehet në ajër: a) një gozhdë hekuri; b) pak tallash hekuri; c) pluhur hekuri.Mbani shënime për çdo rast.1. Kapni me pincë një gozhdë dhe mbajeni atë në flakën e llambës.2. Merrni me pincë pak tallash hekuri dhe mbajeni në flakën e llambës.3. Merrni me një lugë (spatul) pak pluhur hekuri dhe hidheni mbi flakën e llambës.A2 Cila nga format e hekurit veproi më shpejt me oksigjenin e ajrit?A3 Si ndikon sipërfaqja e përgjithshme e një reaktanti në shpejtësinë e reaksionit?A4 Shpjegoni pse ndryshon shpejtësia e reaksionit në të tria rastet e djegies së hekurit.Pyetje dhe detyraA1 Cila nga format e magnezit veproi më shpejt me acidin klorhidrik? Pyetje dhe detyraA+I A+E5 Shpejtësia e reaksionitSipërfaqja e kontaktit dhe shpejtësia e reaksionitPër të parë se si ndikon sipërfaqja e kontaktit të një reaktanti në shpejtësinë e reaksionit, mjafton të kryeni eksperimentin e mëposhtëm:Në tri gota kimike hidhni nga 10 ml acid klorhidrik të holluar. Tek e para shtoni një copë të vogël shirit magnezi, tek e dyta një copë kubike magnez dhe tek e treta një lugë të vogël magnez pluhur. (Masat në gram të të tria formave të magnezit duhet të jenë të barabarta.) Numri i atomeve që ndodhen në sipërfaqen e copës kubike të magnezit, është më i vogël sesa numri i atomeve në sipërfaqen e shiritit të magnezit.atom në sipërfaqeatom në brendësiDuke qenë se numri i atomeve në sipërfaqen e shiritit të magnezit është më i madh, reaksioni zhvillohet më shpejt.Përfytyroni se çfarë ndodh kur magnezi vepron me acidin klorhidrik. Si fillim, vetëm atomet e magnezit që ndodhen në sipërfaqe ndeshen me grimcat përbërëse të acidit. Në copën kubike të magnezit, shumica e atomeve ndodhen në brendësi dhe nuk mund të preken që në fillim të reaksionit nga acidi. Në krahasim me copën kubike, sipërfaqja e shiritit të magnezit është më e madhe. Në këtë rast, numri i atomeve të magnezit është më i madh në sipërfaqe, ndaj reaksioni i tyre me acidin do të jetë më i shpejtë. Pluhuri i magnezit ka një sipërfaqe të përgjithshme shumë më të madhe se dy format e tjera. Në këtë rast, numri i atomeve të magnezit që janë në kontakt me acidin është më i madh, ndaj reaksioni zhvillohet më shpejt.

