Page 67 - Demo
P. 67
655.5 Faktorë të tjerë që ndikojnë në shpejtësinë e një reaksioni kimikVeprimtaria 5.5BEdhe njëherë për ndikimin e sipërfaqes së kontaktit në shpejtësinë e reaksionit• Sa më e grimcuar të jetë një substancë e ngurtë, aq më e madhe është sipërfaqja e përgjithshme e saj.• Rritja e sipërfaqes së kontaktit të një reaktanti ndikon në rritjen e shpejtësisë së reaksionit. Përmbledhje Nëpërmjet kësaj veprimtarie do të shihni si ndikon sipërfaqja e kontaktit në shpejtësinë e reaksionit kimik. Për realizimin e eksperimenteve përdorni karbonat kalciumi pluhur dhe në formë copash të vogla, si dhe acid klorhidrik. Merrni dy gota kimike dhe në secilën prej tyre hidhni nga 20 ml acid klorhidrik 0,1M. Peshoni gotat me gjithë përmbajtjen.1. Te gota e parë shtoni dy copa të vogla karbonat kalciumi, që peshojnë 5 g. Shënoni masën e gotës + masën e acidit + masën e CaCO3 në fillim të reaksionit. Pas përfundimit të reaksionit peshoni gotën me gjithë përmbajtjen e saj. Shënoni rezultatet. 2. Përsëritni të njëjtën gjë me gotën e dytë duke përdorur të njëjtën masë CaCO3, por në formë pluhuri. Bazuar në rezultatet për të dyja rastet, njehsoni masën e dioksidit të karbonit që largohet në ajër.Pas kryerjes së veprimtarisë, hartoni një tabelë ku të shënoni përfundimet.A5 Madhësia e copave të karbonatit të kalciumit mund të ndryshohet, por masa e përgjithshme e tyre duhet të jetë e njëjtë. Pse është e rëndësishme të mbahen të pandryshuara masa e karbonatit të kalciumit, si dhe lloji, vëllimi e përqendrimi i acidit?A6 Cilat janë madhësitë e ndryshueshme dhe ato të pandryshueshme?A7 Në cilën nga gotat, reaksioni u zhvillua më shpejt? Shpjegoni pse.A8 Çfarë forme kishte karbonati i kalciumit i shtuar në të?A9 Çfarë ndodh me shpejtësinë e reaksionit nëse sipërfaqja e kontaktit rritet?A10 Çfarë do të bënit ndryshe nëse do ta përsëritnit eksperimentin?Pyetje dhe detyra5 Shpejtësia e reaksionitZhvillimi i reaksionit midis acidit klorhidrik dhe karbonatit të kalciumit (pluhur dhe në trajtë copash)

