Page 68 - Demo
P. 68


                                    665.6 Faktorë të tjerë që ndikojnë në shpejtësinë e një reaksioni kimik (vazhdim) Veprimtaria 5.6APërdorimi i katalizatorit për të përshpejtuar një reaksion kimikReaksioni kimik që do të zhvillohet në këtë veprimtari është ai i shpërbërjes së peroksidit të hidrogjenit (lëng pa ngjyrë), i cili zhvillohet si më poshtë: H2O2(l) → H2O(l) + O2(g)peroksid hidrogjeni → ujë + oksigjen1. Hidhni në dy provëza nga 3 ml tretësirë të holluar të peroksidit të hidrogjenit.2. Njërën nga provëzat lëreni vetëm me peroksid hidrogjeni, që të jetë një provëz kontrolli.3. Në provëzën tjetër shtoni një spatul laboratori me dioksid mangani, MnO2. Shënoni çfarë ndodh.4. Hidhni në tri provëza të tjera të njëjtin vëllim të tretësirës së holluar të peroksidit të hidrogjenit. Shtoni në secilën prej tyre copa të vogla frutash, perimesh apo mishi. Shënoni çfarë ndodh.5. Pas procesit të pikës 3, ndajeni dioksidin e manganit nga uji. (Për të kryer këtë, duhet të keni parasysh që dioksidi i manganit është i patretshëm në ujë.) Hidheni atë në një provëz tjetër me peroksid hidrogjeni. Shënoni çfarë ndodh. A1 Në cilin rast reaksioni ishte më i shpejtë? Shpjegoni pse.A2 A është ende i efektshëm dioksidi i manganit që është përdorur më parë?Pyetje dhe detyraA+E SE5 Shpejtësia e reaksionitKatalizatori dhe shpejtësia e reaksionitShumë procese industriale janë të lidhura me zhvillime të reaksioneve kimike. Për të prodhuar sa më shumë, me kosto sa më të ulët dhe në një kohë sa më të shkurtër, studiuesit kanë arritur të përcaktojnë disa parametra, në të cilët mund të zhvillohen reaksionet kimike. Mësuam se faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e një reaksioni janë: përqendrimi i reaktantëve, temperatura dhe madhësia e sipërfaqes së kontaktit. Për të përshpejtuar një reaksion, mund të ndryshohet vetëm njëri prej tyre ose të tre njëkohësisht.Në çdo rast që bëhet një ndryshim, duhet të mbahet parasysh kostoja e prodhimit, pra shpenzimet që bëhen për të rritur shpejtësinë e reaksionit. Rritja e temperaturës mund të jetë tepër e kushtueshme, sepse energjia dioksid manganiShumë automjete janë të pajisura me marmita katalitike. Këto përmbajnë katalizatorë që përshpejtojnë reaksionet dhe ndikojnë në djegien e plotë të karburantit në motor. tretësirë e holluar e peroksidit të hidrogjenitelektrike apo energjia e lëndëve të djegshme që duhet të përdoret për këtë, ka kosto të lartë. Po ashtu, rritja e përqendrimit mund të jetë e kushtueshme. Edhe rritja e sipërfaqes së kontaktit kërkon thërrmimin e lëndës së ngurtë, proces ky që e rrit koston.Përveç tre faktorëve të mësipërm, një faktor tjetër që ndikon në rritjen e shpejtësisë së një reaksioni, d.m.th. që shkurton kohën e prodhimit të produktit, është edhe katalizatori.Procesi kimik që zhvillohet në prani të një katalizatori quhet katalizë.
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72