Page 69 - Demo
P. 69
675.6 Faktorë të tjerë që ndikojnë në shpejtësinë e një reaksioni kimik (vazhdim) 1. Çfarë roli luajti dioksidi i manganit në këtë rast?Pyetje dhe detyra5 Shpejtësia e reaksionitPërdorimi i katalizatorëvePrania e dioksidit të manganit në provëzën me peroksid hidrogjeni bëri që ky i fundit të shpërbëhet më shpejt, në krahasim me rastin kur shpërbëhet peroksid hidrogjeni pa praninë e dioksidit të manganit. Sidoqoftë, në fund të reaksionit, si masa, ashtu edhe vetitë e dioksidit të manganit mbeten të pandryshuara.Substanca që përshpejton një reaksion kimik, por në fund të tij mbetet e pandryshuar si në masë, ashtu edhe në veti, quhet katalizator.Katalizatorët kanë karakter specifik, d.m.th., ata mund të katalizojnë një reaksion ose disa reaksione të një lloji. Katalizatori nuk mund ta kthejë një reaksion nga ekzotermik në endotermik dhe anasjellas. Ai mund të ketë gjendje fizike të njëjtë ose të ndryshme nga reaktantët. Nëse gjendja fizike e katalizatorit është e njëjtë me atë të reaktantëve, procesi quhet katalizë homogjene, p.sh.: Bulëzat e oksigjenit të gaztë çlirohen edhe gjatë shpërbërjes së peroksidit të hidrogjenit (pa katalizator).Kur shtohet dioksid mangani, shpërbërja e peroksidit të hidrogjenit ndodh shumë më shpejt.Veprimtaria 5.6BNdikimi i katalizatorit në shpejtësinë e reaksionit1. Në një provëz me grykë të gjerë hidhni 2 g klorat kaliumi, KClO3. Mbyllni provëzën me tapë e gyp zhvillimi dhe vendoseni atë në mbajtëse ose stativ. 2. Ngroheni me kujdes fundin e provëzës me anë të një llambe me alkool. Gypin e zhvillimit futeni në një provëz të mbushur me ujë dhe të përmbysur në një kristalizator me ujë. Do të vëreni se oksigjeni (O2) çlirohet ngadalë. 2KClO3(ng) → 2KCl(ng) + 3O2(g)nx3. Kur provëza mbushet me oksigjen, vendosni gishtin te gryka e provëzës nën ujë dhe nxirreni jashtë. Pastaj vendoseni me grykë sipër në mbajtësen e provëzave. Oksigjeni është më i rëndë se ajri, prandaj provëza nuk mbahet me grykë poshtë, sepse derdhet.4. Afroni një ashkël të ndezur në grykën e provëzës së mbushur me oksigjen dhe do të vëreni se ajo digjet vrullshëm. 5. Përsëritni eksperimentin duke nxehur përzierjen klorat kaliumi me dioksid mangani (MnO2) dhe do të shihni se shpejtësia e reaksionit të prodhimit të oksigjenit rritet. E njëjta sasi oksigjeni në rastin e dytë do të përftohet më shpejt në kohë. NO(g)NH3(g) + O2(g) → N2O(g) + H2O(g)Nëse gjendja fizike e katalizatorit është e ndryshme nga ajo e reaktantëve, procesi quhet katalizë heterogjene, p.sh.: Pt(ng)NH3(g) + O2(g) → NO(g) + H2O(g)2KClO3(ng) 2KCl(ng) + 3O2(g)nx/MnO2

