Page 70 - Demo
P. 70
• Katalizatori është një substancë kimike që rrit shpejtësinë e një reaksioni kimik dhe në fund të tij mbetet e pandryshuar, si nga përbërja kimike, ashtu edhe nga masa.• Pas një reaksioni kimik, katalizatori mund të mblidhet dhe të përdoret përsëri.Përmbledhje 1. Si quhet ndryshe një katalizator biologjik?2. Si quhet pluhuri larës që përmban enzima?3. Pse automjetet përdorin marmitë katalitike?Pyetje dhe detyraXhel larës biologjik, përmban enzima që ndihmojnë në heqjen e njollave të ushqimit nga rrobat. Katalizatorët përdoren gjerësisht në industri dhe në laboratorët kimikë. Më poshtë janë renditur disa prej tyre:• Pt, Fe, Na;• Cr2O3, NO, V2O5,Al2O3;• AlCl3. Prodhimi i amoniakut, NH3, acidit sulfurik, H2SO4, acidit nitrik, HNO3, si dhe mjaft sinteza organike realizohen me pjesëmarrjen e katalizatorëve kimikë.Katalizatorët përdoren në industrinë kimike për të përshpejtuar reaksionet. I njëjti katalizator mund të përdoret shumë herë. Zakonisht, kjo mënyrë e përshpejtimit të reaksionit është me kosto më të ulët sesa rritja e temperaturës.68 5 Shpejtësia e reaksionit5.6 Faktorë të tjerë që ndikojnë në shpejtësinë e një reaksioni kimik (vazhdim)EnzimatNë lëndën e Biologjisë keni mësuar se tretja e ushqimeve realizohet nën veprimin e enzimave, të cilat janë quajtur katalizatorë biologjikë.Enzimat luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në përshpejtimin e një sërë reaksionesh që ndodhin në trupin tonë, për shembull, në shpërbërjen e molekulave të mëdha të lëndëve ushqyese në molekula të vogla, që të përthithen lehtësisht nga gjaku.Peroksidi i hidrogjenit përftohet si produkt dytësor në shumë reaksione që ndodhin në qelizat bimore dhe në ato shtazore. Ai ka veti helmuese dhe duhet të shpërbëhet shpejt në ujë dhe oksigjen (që janë substanca të padëmshme), përndryshe i shkatërron qelizat e gjalla. Në të gjitha qelizat e gjalla gjendet një enzimë që quhet katalazë, e cila përshpejton shpërbërjen e peroksidit të hidrogjenit. Ky është shkaku që të gjitha frutat, perimet apo mishi që përdorët në eksperimentin e mësipërm, e shpërbënë shumë shpejt peroksidin e hidrogjenit.XhelXhel larës biologjikPastron edhe në 150C.Lan mirë edhe në ujë të ftohtëI përqendruar

