Page 71 - Demo
P. 71
5 Shpejtësia e reaksionit 69Kreu 5 Ushtrime përmbledhëse5.1 Në vëllime të barabarta tretësirash të holluara të acidit klorhidrik hidhen masa të barabarta (5 g) të karbonatit të kalciumit: a) Në cilën prej gotave kimike reaksioni do të jetë më i shpejtë? Shpjegoni pse mendoni kështu. b) Shkruani barazimin kimik të bashkëveprimit të karbonatit të kalciumit me acidin klorhidrik. c) Cili është emri i kripës që formohet në këtë reaksion? d) Njehsoni shpejtësinë e reaksionit nëse në 10 sekonda përftohen 20 ml dioksid karboni, CO2.5.2 Izabela dhe Eraldi kryen një eksperiment. Eraldi hodhi 2 g shirit magnezi në një gotë kimike që kishte acid sulfurik të holluar dhe mati kohën që i duhej magnezit të vepronte plotësisht (pa lënë mbetje) me acidin. Ndërkohë, Izabela njehsoi vëllimin e hidrogjenit që u çlirua. Nga matjet rezultoi se për 45 sekonda u çliruan 1,8 litra hidrogjen. a) Shkruani barazimin kimik të reaksionit midis magnezit dhe acidit sulfurik. b) Si mund të provohet që gazi i çliruar është hidrogjeni? c) Si do ta njehsonit shpejtësinë e reaksionit? d) Sa do të jetë vëllimi i hidrogjenit të çliruar, nëse në reaksionin me acidin sulfirik do të vepronin 12 g magnez? e) Përcaktoni procesin që mundëson bashkëveprimin e plotë të magnezit në më pak se 45 sekonda: • ngrohja më parë e tretësirës së acidit sulfurik; • përdorimi i copave kubike të magnezit; • përzierja e tretësirës me një thupër qelqi; • përdorimi i një tretësire më të holluar të acidit sulfurik.acid sulfurikshirit magnezihidrogjen A B Cdisa copa më të vogla karbonat kalciumi (5 g)karbonat kalciumi pluhur (5 g)1 copë karbonat kalciumi (5 g)

