Page 73 - Demo
P. 73
71ReferencaRezultate jonormaleEmi dhe Olsi donin të dinin se si ndikon temperatura në shpejtësinë e një reaksioni kimik. Për këtë, dy nxënësit kryen disa eksperimente, gjatë të cilëve përdorën tretësira acide me temperatura të ndryshme dhe magnez. Ata matën vëllimin e gazit të përftuar për çdo herë që rritnin temperaturën e acidit.Gjatë zhvillimit të eksperimenteve, Emi dhe Olsi mbajtën shënim të gjitha rezultatet. Pas hedhjes së rezultateve në një tabelë, ata vunë re se rezultatet e njërës prej provave ishin jonormale.Çfarë duhet të bënin në këtë rast? Po ju, si do të vepronit?Nëse rezultatet e një prove nuk ndjekin ecurinë e rezultateve të provave të tjera, këshillohet të bëhen dy veprime:1. të përsëritjen matjet;2. të mos merren parasysh në njehsimin e mesatares së vëllimit të gazit.Emi dhe Olsi vepruan si në rastin e dytë. Për të njehsuar mesataren, ata mblodhën rezultatet e dy provave të tjera dhe i pjesëtuan me 2.Në tabelën e mëposhtme janë dhënë rezultatet e eksperimenteve të Emit dhe Olsit.Temperatura (në 0C) e aciditVëllimi (në ml) i gazit të përftuar në një minutë Prova e parë Prova e dytë Prova e tretë Mesatarja10 4,5 4,2 4,720 9,0 9,6 9,430 18,1 16,9 18,940 36,2 32,0 37,81. A mund të dalloni se cila nga provat i ka rezultatet jonormale? 2. Njehsoni vëllimin mesatar të gazit të prodhuar në një minutë për secilën temperaturë të acidit.Pyetje dhe detyraNë një grafik, rezultatet jonormale dallohen më lehtë sesa në një tabelë.Për të parë nëse shtimi i akullit në ujë ndikon në ndryshimin e temperaturës së tij, Lada kreu një eksperiment. Ajo hodhi një kub akulli në një enë që kishte 500 ml ujë dhe e përzjeu derisa akulli shkriu plotësisht. Më pas Lada mati temperaturën e ujit. Ajo e përsëriti disa herë eksperimentin duke shtuar nga një kub akulli në ujë. Në grafikun e mëposhtëm janë dhënë vlerat e temperaturës së ujit për çdo kub akulli të përdorur gjatë eksperimentit.

