Page 75 - Demo
P. 75
73FjaloriAluminotermi metodë për nxjerrjen e metaleve nga oksidet e tyre me anë të aluminit. Asnjanësim një reaksion që zhvillohet midis një baze dhe një acidi, ku përftohet një kripë dhe ujë, vetitë e të cilave nuk janë as acide, as bazike.Atom grimcë e vogël që përfaqëson një element.Avuj uji molekula uji në gjendje të gaztë, të përziera me ajër.Elektron grimcë me ngarkesë negative, që lëviz rreth bërthamës së një atomi.Energji e paripërtëritshme energjiqë vjen nga lëndët fosile, harxhimi i të cilave bëhet shumë shpejt, ndërsa ripërtëritja e tyre kërkon dhjetëra apo qindra vjet.Energji kimike energji që ndodhet brenda substancave kimike.Furrnaltë strukturë që përdoret për nxjerrjen e hekurit nga xeherori i tij.Gazet e plogëta elemente të grupit VIIIA, të cilat në shtresën e jashtme kanë 8 elektrone.Goditje grimcash përplasja e grimcave të reaktantëve.Grup i sistemit periodik kolonë vertikale e sistemit periodik ku ndodhen elemente me veti të ngjashme.Katalizator biologjik enzimë që ndikon në rritjen e shpejtësisë së një reaksioni te gjallesat.Kripë substancë që përftohet nga bashkëveprimi i një acidi me një bazë, i një oksidi bazik me një acid, i një kripe me një acid.Kripëra minerale substanca kimike që përthithen nga rrënjët e bimëve dhe i ndihmojnë ato të rriten të shëndetshme.Lëndë fosile nafta, qymyrguri dhe gazi natyror.Metalet alkaline elementet e grupit IA, të cilat veprojnë me ujin dhe japin baza të forta.Neutron grimcë pa ngarkesë që ndodhet në bërthamën e një atomi.Nitrat kripë minerale që përdoret nga bimët për të prodhuar proteina dhe klorofilin.Numër atomik Z karakteristikë themelore e elementit, e cila tregon numrin e protoneve në një atom.Numër mase shuma e numrit të protoneve me numrin e neutroneve në një atom.Precipitat substancë e patretshme, që formohet nga bashkëveprimi i tretësirave ujore të dy substancave. Proces ekzotermik proces që shoqërohet me çlirim energjie.Proces endotermik proces që shoqërohet me thithje energjie.Proton grimcë me ngarkesë pozitive, që ndodhet në bërthamën e një atomi.Radhë e aktivitetit renditje e elementeve që tregon sa aktive janë ato në krahasim me hidrogjenin; fillon me elementet më aktive dhe përfundon me elementet më pak aktive.Reaksion endotermik reaksion kimik që zhvillohet duke thithur energji nga mjedisi ku zhvillohet.Reaksioni i termitit metodë e nxjerrjes së hekurit nga oksidi i tij me anë të aluminit; përdoret për ngjitjen e shinave të hekurudhës.Reaksion oksidimi reaksion, gjatë të cilit atomet e metaleve apo jometaleve lidhen me oksigjenin.

