Page 8 - Demo
P. 8
6 1 Vetitë e materies1.1 Struktura e atomitStruktura e atomitNë klasën e 8-të mësuat se atomi është një grimcë shumë e vogël, e cila nuk mund të shihetme sy të lirë. Fjala “atom” vjen nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë i pandashëm.Gjithashtu mësuat se çdo element kimik përfaqësohet me atomet e tij. Atomet e një elementi kanë veti kimike të njëjta. Elemente të ndryshme përfaqësohen me atomet përkatëse dhe shfaqin veti fizike e kimike të ndryshme ose të ngjashme. Për shembull, të gjitha atomet e natriumit kanë veti kimike të njëjta. 1. Cila nga grimcat ka ngarkesë me shenjë pozitive në atom?2. Cila prej grimcave përbërëse të atomit ka masë të papërfillshme?3. Cilat grimca ndodhen në bërthamën e një atomi?4. Masa e ngarkesës së elektronit është e barabartë me masën e ngarkesës së protonit. Sa duhet të jetë ngarkesa e përgjithshme tek atomi i heliumit, i cili është paraqitur në diagramin e mësipërm?Pyetje dhe detyraA+E SEAtomi i heliumitbërthama e atomithapësirështresë elektronikeelektron protonneutronSi është i ndërtuar një atom?Shkencëtarë të ndryshëm janë përpjekur të zbulojnë ndërtimin e atomit dhe nga eksperimentet e tyre ka rezultuar se ai përbëhet nga grimca më të vogla (pjesëza), të cilat janë quajtur protone, elektrone dhe neutrone. Protonet dhe neutronet ndodhen në qendër të atomit dhe formojnë një strukturë të veçantë që quhet bërthamë e atomit, ndërsa elektronet lëvizin përreth bërthamës.Kujdes: Mos e ngatërroni bërthamën e atomit me bërthamën qelizore!Karakteristikat e pjesëzave përbërëse të një atomi janë paraqitur në tabelën e mëposhtme.Evolucioni i modelit të atomitIdetë e shkencëtarëve mbi modelin e atomit nuk kanë qenë gjithmonë të njëjta e të pandryshueshme. Shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës kanë dhënë vazhdimisht ide për modelin e atomit, ide të cilat kanë evoluar ndër vite, derisa mbërritën te modeli i atomit që kemi në ditët e sotme.Për herë të parë modeli i atomit u paraqit në vitin 1897 nga Uilliam Tomson, shkencëtar anglez, i cili në vitin 1890 kishte zbuluar elektronin.Simboli Shenja Masa NgarkesaProtoni p+ (+) 1 nj. C (njësi karbonike) 1,602•1019 c (kulon)Elektroni e- (-) e papërfillshme 1,602•1019 cNeutroni n0 (0) 1 nj. C zeroBërthama zë një vend shumë të vogël në atom. Midis bërthamës dhe elektroneve ka mjaft hapësirë.

