Page 80 - Demo
P. 80
Kimia 9 e hartuar në përputhje të plotë me programin mësimor të klasës së nëntë të shkollës 9-vjeçare, ofron ide bashkëkohore mësimdhënieje, si dhe u krijon mundësi mësuesve e nxënësve që të zgjedhin veprimtaritë më të përshtatshme. Në këtë libër janë përshkruar rubrika të ndryshme, midis të cilave dhe ato pyetje-detyra,me qëllim të nxënit e koncepteve kryesore. Fjalitë dhe shprehjet e qarta si nga ana shkencore, ashtu edhe nga ana gjuhësore bëjnë të mundur më së miri njohjen, kuptimin, analizën dhe sintezën e njohurive të përshkruara në këtë tekst mësimor. Gjithashtu, nxënësit aftësohen të vetëvlerësohen nëpërmjet rubrikave të paraqitura në pyetjet dhe ushtrimet në fund të çdo kapitulli. Bazuar në të gjitha këto, libri Kimia 9 synon të zhvillojë te nxënësit kompetencat e fushës mësimore dhe kompetencat kyçe.Libri i nxënësit përmban:x pyetje dhe detyra për çdo temë, të cilat ndihmojnë në përforcimin e koncepteve të marra gjatë temës mësimore; x veprimtari kërkimore të integruara përgjatë gjithë tekstit dhe të ndërtuara me qëllim zhvillimin e kompetencave;x ushtrime përmbledhëse në fund të çdo kapitulli, me qëllim kontrollin e njohurive dhe vetëvlerësimin e nxënësit/es;x fjalorin e nevojshëm shkencor.Kjo paketë përmban:Librin e nxënësitFletoren e punësLibrin e mësuesitKimia 9Mary Jones Diane Fellowes-Freeman David Sang

