Page 9 - Demo
P. 9
Sipas tij ngarkesat pozitive dhe negative kishin një shpërndarje homogjene në brendësi të atomit (figura 1).Më pas, njëri nga studentët e Tomsonit, me origjinë nga Zelanda e Re i quajtur Ernest Radhërford zbuloi protonin në vitin 1909 dhe bërthamën e atomit në vitin 1911. Ai zhvilloi eksperimentin e famshëm me fletën e hollë të arit, mbi të cilën lëshoi një tufë rrezesh (me ngarkesë 2+). Nga eksperimenti rezultoi se pjesa më e madhe e rrezeve e përshkoi fletën në rrugë drejtvizore, një pjesë e vogël e tyre devijoi rrugën, ndërsa 1 në 8000 grimca u kthyen mbrapsht. Këto rezultate i krijuan Radhërfordit, një ide mbi atomin e arit.Ai hodhi hipotezën se masa dhe ngarkesa pozitive e atomit janë përqendruar Në vitin 1932, Xhejms Çaduik zbuloi neutronin. Ai punonte së bashku me Radhërfordin dhe Tomsonin. Protonet dhe neutronet ndodhen në bërthamë. Të gjitha sa u thanë më lart, tregojnë se si shkencëtarët nga e gjithë bota kanë zhvilluar dhe paraqitur idetë e tyre. Çdo shkencëtar e ka ndërtuar punën mbi zbulimet e paraardhësve të tij. Ata kanë fituar çmimin “Nobel” për arritjet e tyre.Në ditët e sotme ka ende shumë gjëra që nuk i dimë për atomin. Shkencëtarët punojnë vazhdimisht për të përmirësuar zbulimet që bëjnë. Idetë dhe eksperimentet e tyre na ndihmojnë të kuptojmë më mirë strukturën e atomit.1 Vetitë e materies 71.1 Struktura e atomit• Pjesëzat përbërëse të atomit janë protonet, elektronet dhe neutronet.• Bërthama e një atomi përbëhet nga protonet dhe neutronet.• Në një atom, elektronet lëvizin rreth bërthamës së tij.• Modelet e atomeve të paraqitura nga shkencëtarë të ndryshëm, na ndihmojnë për të kuptuar evoluimin e ideve rreth strukturës së atomit.Përmbledhje Modeli atomit sipas Radhërfordit Modeli i atomit të azotit sipas BoritModeli i atomit sipas Tomsonitelektroneprotonenë një pjesë të vogël të atomit (në qendër), e cila u quajt bërthamë. Pjesa tjetër e atomit përbëhet nga hapësirë, në të cilën ndodhen elektronet. Radhërfordi hodhi idenë se elektronet lëvizin në orbita rrethore të çfarëdoshme dhe të pambyllura, ide, e cila e nxirrte atomin si një sistem të paqëndrueshëm.Megjithatë, këto ide ndihmuan në evoluimin e modelit të atomit dhe çuan përpara zbulime të tjera, deri te modeli që kemi sot. Ai që dha ide më të përparuara për modelin e atomit ishte Nils Bohr.elektronbërthama e atomit+ +++++ ++++Eksperimenti i Radhërforditgrimca αkthehet pasAtomet në fletën e aritbërthamëdevijim i vogëlburimi i rrezeve alfamënjanim i rrezes αshumica e rrezeve α vijon drejtneutronprotonelektronorbitë

