Page 1 - Demo
P. 1
9MatematikaMatematika9Matematika 9Matematika 9 është në përputhje të plotë me programin e Matematikës së arsimit të mesëm të ulët, klasa IX. Secili prej krerëve përmban shembuj të zgjidhur dhe larmi ushtrimesh për të përforcuar të nxënit, si dhe veprimtari e ide të ndryshme rreth mënyrës se si mund të përdoret teknologjia nga të gjithë nxënësit e angazhuar. Secili prej krerëve strukturohet sipas rubrikave të mëposhtme.• Rezultatet e të nxënit (“Gjatë këtij kreu, nxënësi/ja”): renditen rezultatet e të nxënit të programit për arsimin e mesëm të ulët, klasa IX.• “Për çfarë na shërben?”: ofron shembuj dhe kuriozitete nga jeta reale, në të cilët zbatohen ose përdoren njohuritë kryesore të kreut.• “Para se të fi lloni”: shërben për të vlerësuar nëse nxënësi/ja ka mjaftueshëm njohuri për të vazhduar mësimet e kreut.• “Shembull”: ofron ushtrime të zgjidhura, të cilat janë vendosur në kontekste të përshtatshme dhe ndihmojnë në qartësimin e pjesës teorike.• “Ushtrime”: vështirësia e ushtrimeve rritet në mënyrë graduale, duke ofruar teknika të ndryshme dhe sa më praktike zgjidhjesh. • “Veprimtari”: paraqet lojëra dhe veprimtari, të cilat e ndihmojnë nxënësin/en të vërë në përdorim dhe të përforcojë njohuritë dhe aftësitë e përvetësuara gjatë kreut.• “Zbuloni”: ofron përforcimin e njohurive, duke i angazhuar nxënësit me veprimtari argëtuese dhe me sfi da.• “Përdorimi i teknologjisë në matematikë”: ofron ushtrime interaktive, të cilat janë përkthyer dhe përshtatur për nxënësit shqiptarë. Qëllimi i këtyre ushtrimeve është të ndihmohen nxënësit që kanë dëshirë të hulumtojnë më shumë. Këtu gjenden edhe veprimtari që lidhin matematikën me programe të ndryshme kompjuterike.• “Përmbledhim”: ofron një përsëritje të shkurtër të pikave kyçe të kreut, duke ndihmuar procesin e rishikimit dhe duke aftësuar nxënësin/en që të vlerësojë progresin e vetes.• “Përsëritje”: çdo gjashtë krerë, do të gjeni ushtrime të përziera, të cilat i mbulojnë të gjitha konceptet e trajtuara.Çmimi 550 lekë

