Page 106 - Demo
P. 106


                                    777777777777 7 Planifikimi, mbledhja dhe përpunimi i të dhënave104Ushtrime 71 Hidhni një zar 30 herë.Ndërtoni një tabelë të dendurive për të dhënat që përftuat.2 Masat e 24 fëmijëve, në kilogramë, janë:53 42 44 51 60 58 56 47 48 52 53 65 44 55 54 53 49 49 53 54 53 57 52 63a Gjeni amplitudën. b Ndërtoni një tabelë të përshtatshme dendurish të grupuara për këto të dhëna.3 Tri javë pas mbjelljes, lartësitë e 50 bimëve (në centimetra) janë:Lartësia (cm) Numri i bimëve0–2,9 33,0–5,9 126,0–8,9 159,0–11,9 1612,0–14,9 4Gjeni klasën modale.4 Bëni një anketë për të gjetur se sa orë në javë shohin televizor nxënësit e klasës suaj.a Ndërtoni një tabelë dendurish të grupuara për të paraqitur të dhënat.b Gjeni klasën modale.5 Kush kalon më shumë kohë gjatë javës duke bërë detyrat, vajzat apo djemtë?a Çfarë të dhënash duhet të mblidhni?b Cilat metoda mund të përdorni për të mbledhur të dhënat?c Ç’madhësi do të ketë kampioni i përzgjedhur?d Sa të sakta duhet të jenë të dhënat?e Hartoni një anketë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.6 Për secilën nga situatat e mëposhtme, llogaritni karakteristikën e vendndodhjes më të përshtatshme. Argumentoni përgjigjen.a Një fermer zgjodhi rastësisht 10 karota dhe mati gjatësitë e tyre, në centimetra. Rezultatet janë: 18 15 17 16 19 6 9 14 14 20 Supermarketi pranon të shesë vetëm karota që janë mesatarisht më të gjata se 15 cm.b Një atlet i kërcimit së larti ka regjistruar lartësitë, në metra, të kërcimeve të tij më të mira në 9 garat e fundit.1,92 1,95 1,89 1,74 1,83 1,91 1,94 1,96 2,00c Masat e 5 pjesëtarëve të një familjeje, në kilogramë, janë: 4 53 61 55 58
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110