Page 118 - Demo
P. 118


                                    8888888888 8 Rrumbullakimi, shumëzimi dhe pjesëtimi116Ushtrime 8EPër ushtrimet e mëposhtme, mund të përdorni makinën llogaritëse.1 Shkruani thyesat si numra dhjetorë. a320 b411 c37 d316 2 Llogaritni:a 2,74 + 3,681 b 1,748 + 3,26 c 7,4 : 1,7 3 Gjeni këndin që mungon në figurë.4 a Sa është syprina e drejtkëndëshit me gjatësi 2,73 cm dhe gjerësi 4,68 cm?b Sa është gjerësia e drejtkëndëshit me syprinë 14 cm2 dhe gjatësi 7,6 cm?Rrumbullakimet e përshtatshme Shpesh një pyetje nuk kërkon një përgjigje të saktë, veçanërisht kur përgjigjja është numër dhjetor me shumë shifra ose me pafundësi shifrash pas presjes dhjetore. Kërkesa e ushtrimit jo gjithmonë kërkon një rrumbullakim të caktuar. Prandaj në këtë rast, duhet treguar kujdes i veçantë. Udhëzimet më poshtë ju ndihmojnë dhe duhet të përdoren vetëm kur ushtrimi nuk ju tregon si ta bëni rrumbullakimin. 1 Gjatë zgjidhjes së një ushtrimi, para se të bëni rrumbullakimin e përgjigjes përfundimtare, është e këshillueshme të shkruani përgjigjen me 5 ose 6 shifra pas presjes dhjetore. Në këtë mënyrë, megjithëse gjatë rrumbullakimit të përfundimit keni bërë një gabim, nëse veprimet e zgjidhjes kanë qenë të sakta, ende mund të merrni një pjesë të pikëve të ushtrimit.2 Mos rrumbullakosni pjesë-pjesë gjatë llogaritjeve. Nëse një ushtrim ka dy kërkesa, përdorni përgjigjen e parrumbullakosur të kërkesës së parë në llogaritjen e përgjigjes së dytë. Rrumbullakosni vetëm përgjigjet përfundimtare.3 Nëse përgjigjja është një numër dhjetor i shkurtër ose i fundmë, mos e rrumbullakosni.4 Nëse përgjigjja është një numër dhjetor periodik, nuk keni nevojë ta rrumbullakosni. Mund ta shkruani atë duke vendosur pjesën periodike dhe pastaj tri pika për të treguar që numri vazhdon ose vizën mbi shifrat që përsëritet (p.sh. 13,255… ose 13,25).5 Nëse po përgatiteni për provim rreth rrumbullakimeve, bëjeni shprehi që t’i përdorni rregullat e rrumbullakimit në të gjitha orët e matematikës.6 Jepini përgjigjet me saktësinë e numrave që paraqiten në ushtrim (ose pak më të sakta). Për shembull, nëse të gjithë numrat në pyetje janë dhënë të rrumbullakosur në 1 shifër pas presjes dhjetore, atëherë është e arsyeshme që përgjigjet të jenë të rrumbullakosura në 1 ose 2 shifra pas presjes dhjetore.ZBULONILojë me makinë llogaritëse për 2 lojtarëRregullat1 Lojtari i parë, A, zgjedh një interval numerik të caktuar. Për shembull, 850 – 860.2 Lojtari i dytë, B, zgjedh një numër dhe një veprim algjebrik. Për shembull, 36,4 dhe ×.3 Lojtari A provon të gjejë një numër të tillë që 36,4 × ky numër të ndodhet ndërmjet 850 dhe 860.4 Duke përdorur makinën llogaritëse, lojtari B kontrollon nëse përgjigjja e lojtarit A ndodhet në intervalin e zgjedhur. Nëse po, lojtari A fiton një pikë. Nëse jo, B gjen një vlerë me përafërsi dhe merr një pikë nëse vlera është në intervalin e zgjedhur.5 Loja vazhdon me lojtarët që zgjedhin me radhë intervalet numerike, numrat dhe veprimet algjebrike. Fitues është lojtari që arrin të grumbullojë i pari 10 pikë.       fl ffi ²& 0 ¸ ð42,4264° x
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122