Page 130 - Demo
P. 130


                                    9999999999 9 Ekuacionet dhe inekuacionet128Ushtrime 9C1 Shuma e këndeve të bashkëmbështetura është 180o. Shkruani një ekuacion për secilën nga figurat e mëposhtme dhe më pas gjeni vlerën e shkronjës.a b140° x° 70°y°60°2 a Shkruani një ekuacion në lidhje me të panjohurën t, për syprinën e drejtkëndëshit të paraqitur në figurë. b Zgjidhni ekuacionin, gjeni t dhe tregoni kështu gjerësinë e drejtkëndëshit.3 a Formoni një shprehje në lidhje me x për perimetrin e trekëndëshit dybrinjënjëshëm të paraqitur në figurë. b Në qoftë se perimetri i trekëndëshit është 20 cm, gjeni vlerën e x.4 a Perimetri i trekëndëshit dybrinjënjëshëm të paraqitur në figurë është 32 cm. Shkruani ekuacionin në lidhje me y për perimetrin e tij. b Zgjidhni ekuacionin, gjeni y dhe tregoni gjatësinë e dy brinjëve të barabarta të trekëndëshit.5 Në një test, Keti mori x pikë dhe Klajdi mori 20 pikë më shumë se Keti.a Sa pikë mori Klajdi? b Sa pikë morën së bashku Keti dhe Klajdi?c Në qoftë se të dy së bashku kanë marrë 130, sa pikë ka marrë Keti?6 a Shkruani një shprehje për perimetrin e trapezit të paraqitur në figurë. b Në qoftë se perimetri i trapezit është 30 cm, gjeni vlerën e x.7 a Gjerësia e drejtkëndëshit të paraqitur në figurë është t cm. Gjatësia e drejtkëndëshit është 5 cm më e madhe se gjerësia e tij. Shkruani një shprehje për perimetrin e drejtkëndëshit. b Në qoftë se perimetri është 50 cm, gjeni përmasat e drejtkëndëshit.8 Njëra brinjë e drejtkëndëshit është 4 cm më e madhe se tjetra. Perimetri i drejtkëndëshit është 28 cm. Gjeni gjatësitë e brinjëve të drejtkëndëshit.9 Endri është 3 vjet më i madh se e motra, Mira. Në qoftë se shuma e moshave të tyre është 21, gjeni moshën e secilit.10 Dy numra të plotë të njëpasnjëshëm e kanë shumën 31. Cilët janë ata numra?11 Tre numra të plotë të njëpasnjëshëm e kanë shumën 72. Cilët janë ata numra?12 Shuma e tre numrave të njëpasnjëshëm tek është 69. Gjejini ata.13 Një numër është shumëzuar me 3 dhe është mbledhur me 7. Rezultati është dyfishuar dhe kemi marrë 80. Duke shënuar me n numrin fillestar, shkruani ekuacionin për të treguar këtë informacion. Zgjidhni ekuacionin dhe gjeni n.
                                
   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134