Page 148 - Demo
P. 148
010101010 10 Gjeometri146Gjeni shumën e këndeve të brendshme të një gjashtëkëndëshi.Shihni gjashtëkëndëshin ABCDEF. Ai mund të ndahet në katër trekëndësha (ABF, BCF, CDF, DEF).Çdo trekëndësh e ka shumën e këndeve të brendshme të tij 180˚, kështu që shuma e këndeve të brendshme të gjashtëkëndëshit është 4 × 180˚ = 720˚.SHEMBULLI 5Ushtrime 10D1 Me anë të ndarjes së pesëkëndëshit në tri trekëndësha, si në figurë, tregoni që shuma e këndeve të brendshme të një pesëkëndëshi është 540˚.2 Duke i ndarë në trekëndësha, gjeni shumën e këndeve të brendshme të:a tetëkëndëshit; b shtatëkëndëshit; c dhjetëkëndëshit; d nëntëkëndëshit.3 a Kopjoni dhe plotësoni tabelën.b Çfarë vini re në shtyllën e tretë dhe të katërt të tabelës?c Sa mendoni që do të jetë shuma e këndeve të brendshme të një shumëkëndëshi që ka:i 11 brinjë ii 20 brinjë?d Si mendoni, sa brinjë kashumëkëndëshi që e ka shumën e këndeve të brendshme 2700˚?4 Gjeni këndet e shënuara me shkronja. 10.2 Këndet e shumëkëndëshaveTë gjithë shumëkëndëshat kanë kënde të brendshme dhe kënde të jashtme.Vini re:Kënd i brendshëm + kënd i jashtëm = 180˚Dimë që shuma e këndeve të brendshme të një trekëndëshi është 180˚. Gjithashtu dimë që shuma e këndeve të brendshme të një katërkëndëshi është 360˚, sepse katërkëndëshi mund të ndahet në dy trekëndësha.E njëjta metodë mund të përdoret edhe te shumëkëndëshat që kanë më shumë se katër brinjë. Shuma e këndeve të brendshme të një shumëkëndëshi mund të gjendet duke e ndarë shumëkëndëshin në trekëndësha.ABCDF EFigura Numri i brinjëve, nShuma e këndeve të brendshme n – 2 (n²ïflÜTrekëndësh 180˚Katërkëndësh 4 2 360PesëkëndëshGjashtëkëndëshShtatëkëndësh 7TetëkëndëshNëntëkëndëshDhjetëkëndësh 1090°90°110° 130°a130°140°125°107° 111°ca b

