Page 167 - Demo
P. 167


                                    11 11 11 11 11 111 11 11 11 11 1 11 Strategjitë e veprimeve me mend 165Ushtrime 11AKryeni me mend veprimet e mëposhtme. Për secilin veprim, reflektoni rreth strategjisë që do të përdorni. Diskutoni dhe krahasoni strategjitë me shokun e bankës ose me klasën. Cila është mënyra më e lehtë për ju? Çfarë shënimesh mund t’ju ndihmojnë?1 73 + 42 + 27 + 582 110 – 48 3 15 u 144 2(12 + 4,5)5 Sa është ndryshesa ndërmjet 17,4 dhe 13,9?6 Ndani 424 lekë në mënyrë të barabartë midis 8 vetave.7 Gjeni shumën e 27,8 dhe 18,4.8 Sa është shuma e të gjithënumrave të plotë nga 1 deri në 10?9 Dyfishoni numrin 678.10 Sa është prodhimi i 59 me 6?11 70 500 u 0,00112 Sa është perimetri i katrorit me gjatësi brinje 89 cm?13 Sa është syprina e katrorit me gjatësi brinje 24 cm?14 Gjeni shumën e të gjithë pjesëtuesve të numrit 18.15 Ora është 8:47 pasdite. Sa do të jetë ajo pas 1 ore e tridhjetë e katër minutave? Jepeni përgjigjen në formatin 24-orësh.16 82 : 0,0117 Çmimi i një fletoreje është 135 lekë. Bëhet 20% ulje. Sa lekë është ulja?18 Gjeni sa kushton një qese me karamele me masë 3,2 kg, në qoftë se 1 kilogram karamele kushton 130 lekë.19 Një trekëndësh ka bazë me gjatësi 14 cm dhe syprinë 49 cm2. Sa është lartësia e trekëndëshit?11.1 Problemat e shprehura me fjalë dhe strategjitë e zgjidhjes Le të mendojmë rreth strategjive të veprimeve me mend që përdorim zakonisht për të kryer llogaritje, si dhe të krahasojmë idetë me shokët dhe shoqet e klasës. A ka ndonjëri prej tyre ndonjë metodë më të shpejtë apo më thjeshtë? A është më e lehtë po të mbajmë shënime?Për të arsyetuar rreth mënyrave të ndryshme të llogaritjeve, shqyrtojmë veprimin: 54 + 28 + 46.Mund të mbledhim dhjetëshet: 50 + 20 + 40 = 110, dhe më pas të mbledhim njëshet: 4 + 8 + 6 = 18.Në fund të gjejmë shumën e përfundimeve: 110 + 18 = 128.Kjo është njëlloj si të mundohemi të bëjmë me mend mbledhjet në shtyllë.Në tjetër mënyrë është kryerja e mbledhjeve të njëpasnjëshme:Fillojmë me njërin prej numrave: 54; mbledhim me dhjetëshet e numrit të dytë: 54 + 20 = 74; më pas shtojmë edhe 8 dhe do të marrim 82; pastaj shtojmë dhjetëshet e numrit pasardhës: 82 + 40 = 122. Në fund shtojmë edhe 6 dhe do të kemi rezultatin 128.Gjithashtu, mund të vëmë re se shuma e dy prej këtyre numrave është 100. Atëherë, një mënyrë edhe më e shpejtë për të kryer këto veprime do të ishte: 54 + 46 = 100 dhe më pas, 100 + 28 = 128.Këto veprime janë të mundshme, sepse aritmetika na mëson që mbledhja ka vetinë e ndërrimit. Kjo do të thotë se numrat mund të mblidhen sipas çdolloj renditjeje (pra, në shembullin tonë, 54 + 28 + 46 mund të kryhet në çdo renditje). Vetinë e ndërrimit e gëzon gjithashtu edhe shumëzimi. Ky fakt mund të na ndihmojë në shumë llogaritje. Le të shohim shumëzimin 17 u 19. Rezultatin mund ta gjejmë në mënyrën e gjatë tradicionale, ose mund të bëjmë fillimisht 17 u 20 = 340; më pas të zbresim 17, nga do të marrim rezultatin 323. Kjo metodë është shumë më e shpejtë dhe e lehtë për t’u ndjekur me mend.Ushtrimet e para në këtë kre përmbajnë problema të shprehura me fjalë, me anë të të cilave do të mund të kontrolloni nëse jeni të familjarizuar me gjuhën e matematikës. Ndonjëherë, nxënësit hasin vështirësi me problemat e shprehura me fjalë, pasi nuk janë të sigurt për veprimet që duhen kryer. Për t’ju ardhur në ndihmë, në rubrikën “Përmbledhje” është përfshirë një fjalorth.Më poshtë po paraqesim disa udhëzime se si mund të kryhen veprime me mend:• Në qoftë se shumëzojmë me një numër që mbaron me 9, rrumbullakosim këtë numër me shtesë (në numrin e plotë më të afërt), kryejmë shumëzimin me numrin e rrumbullakosur dhe, nga përfundimi, zbresim numrin që nuk mbaron me 9 (si në shembullin e mëparshëm për 17 u 19; 17 u 20 = 340, 340 – 17 = 323).• Kur kryejmë mbledhje, si fillim duhet të kërkojmë çifte numrash që e kanë shumën 1, 10, 100 etj. Kujtojmë që mbledhja ka vetinë e ndërrimit, pra mund të ndryshohet renditja e numrave që mblidhen.• Në qoftë se po pjesëtojmë me 4, mund ta përgjysmojmë numrin e pjesëtuar dhe më pas ta përgjysmojmë përsëri.• Në qoftë se po pjesëtojmë me 5, mund ta dyfishojmë numrin dhe më pas ta pjesëtojmë me 10.
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171