Page 175 - Demo
P. 175


                                    12 12 12 12 12 12 Njësitë e përbëra 2173Një makinë e përshkon rrugën prej 315 km për 4 12 orë. Llogaritni shpejtësinë mesatare të saj.Duke përdorur trekëndëshin e formulave, kemi:Shpejtësia = largesë : kohë Shpejtësia = 315 : 4,5 = 70Shpejtësia mesatare e makinës është 70 km/orë.SHEMBULLI 1Vini re se kërkesa në shembullin 1 bën fjalë për shpejtësinë mesatare. Është e vështirë që makina ta ketë mbajtur shpejtësinë prej 70 km/orë për gjithë largesën prej 315 kilometrash. Në çaste të caktuara gjatë udhëtimit makina ka udhëtuar më shpejt ose më ngadalë. Zakonisht, në problema nuk përmendet specifikimi “mesatare”, por kërkohet vetëm “shpejtësia”. Nënkuptohet që në këto raste kërkohet shpejtësia mesatare.Ndonjëherë, shpejtësia mesatare për të gjithë udhëtimin duhet të llogaritet kur udhëtohet me shpejtësi të ndryshme në pjesë të ndryshme të rrugës (me këtë do të përballeni më vonë, gjatë punës me grafikët largesë-kohë). Formula për shpejtësinë mesatare është:• Shpejtësia mesatare = largesa e përgjithshme : koha e përgjithshme.Vini re që njësia e një madhësie të përbërë tregon çfarë llogaritjesh duhen bërë. Për shembull, në njësinë kg/m3, kilogramë për metër kub, që përdoret për dendësinë, fjala ‘për’ na tregon që duhet të pjesëtojmë. Pra kg/m3do të thotë të bëhet llogaritja kg : m3 ose masë : vëllim.Ashtu siç përdorim centimetrin, metrin, kilometrin për të matur gjatësinë, ne mund të përdorim njësi të ndryshme për madhësitë e përbëra. Shpejtësia mund të jepet në metër për sekondë ose kilometër për orë; nuk ka kuptim të përdorim të njëjtën njësi për shpejtësinë e kërmillit dhe për shpejtësinë e një aeroplani reaktiv.Trekëndëshat e formulave, si ato në tabelën e mësipërme, përdoren për të ditur çfarë llogaritjesh duhen bërë.Trekëndëshi i formulave për dendësinë është:masëdendësi vëllimNëse doni të gjeni dendësinë, masa është sipër kurse vëllimi poshtë. Kjo do të thotë që duhet të pjesëtoni.masëdendësi vëllimdendësia = masë : vëllimNëse doni të gjeni vëllimin, masa është sipër, kurse dendësia poshtë. Pra, duhet të pjesëtoni.masëdendësi vëllimvëllimi = masë : dendësiNëse doni të gjeni masën, dendësia dhe vëllimi janë të dyja në të njëjtin nivel. Pra, duhet të shumëzoni.masëdendësi vëllimmasa = dendësi u vëllimNjëlloj mund të përdoren edhe trekëndësha të tjerë formulash. Nëse nuk doni t’i përdorni trekëndëshat e formulave, mund ta rishkruani formulën në mënyrë që të gjeni madhësinë që kërkoni.largesëshpejtësi kohë
                                
   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179