Page 178 - Demo
P. 178


                                    12 12 12 12 12 12 Njësitë e përbëra1762 Cila blerje është më e leverdishme?5 stilolapsa për 500 lekë, 7 stilolapsa për 630 lekë apo 9 stilolapsa për 720 lekë?Argumentoni përgjigjen.3 Cila blerje është më e leverdishme?10 kg portokalle për 750 lekë, 6 kg portokalle për 540 lekë apo 8 kg portokalle për 640 lekë?Argumentoni përgjigjen.4 Cila blerje është më e leverdishme?1,08 kg mish për 756 lekë apo 1,62 kg mish për 1053 lekë?Argumentoni përgjigjen.5 Cila blerje është më e leverdishme?4 pasta dhëmbësh për 720 lekë apo 6 pasta dhëmbësh për 1020 lekë?Argumentoni përgjigjen.12.2 Grafikë bazuar në aktivitetet e jetës realeGrafikët e lëvizjesNë figurë paraqitet grafiku largesë-kohë, i cili tregon udhëtimin e një makine.Duke parë grafikun mund të dallojmë çastin kur makina arrin shpejtësinë maksimale. Sa më i pjerrët të jetë grafiku, aq më shpejt lëviz makina.Për të llogaritur shpejtësinë mesatare për secilën pjesë të udhëtimit, duhet të gjejmë largesën dhe kohën e nevojshme për ta përshkuar atë. Për pjesën C, vihet re se makina përshkon 100 km për 1 orë, pra shpejtësia është 100 km/orë. Kjo është njëlloj si të gjejmë koeficientin këndor të drejtëzës. (Në kreun 14, do të mësoni më shumë lidhur me këtë).Shpejtësia përgjatë pjesës D është 50 : 1,5 = 33,3 km/orë (e rrumbullakosur në një shifër pas presjes dhjetore).Në pjesën B të grafikut, largesa nuk rritet. Në këtë pjesë, grafiku është segment horizontal, gjë që tregon se makina ka ndaluar.Në pjesën A, makina lëviz me shpejtësi 50 : 1 = 50 km/orë.Pra, makina lëviz me shpejtësi më të madhe në pjesën C, e cila është pjesa më e pjerrët e grafikut. Shpejtësia në këtë pjesë është 100 km/orë.Nëse duam të gjejmë shpejtësinë mesatare për të gjithë udhëtimin, duhet të kryejmë llogaritjet si vijon:Shpejtësia mesatare = largesa e përgjithshme : koha e përgjithshme = 200 : 4,5 = 44,4 km/orë (e rrumbullakosur në një shifër pas presjes dhjetore).Një lloj tjetër grafiku udhëtimi është grafiku shpejtësi-kohë. Ky përdoret për të gjetur një madhësi tjetër të përbërë. Kjo madhësi është nxitimi, i cili matet me km/orë2 ose m/s2.Nxitimi tregon se sa ndryshon shpejtësia në njësinë e kohës. largesa nga pika e nisjes (km)koha (orë)08:0005010015020009:00 10:00 11:00 12:00 13:00ABCD100 km1 orë50 kmorë50 km1orë1 12
                                
   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182