Page 179 - Demo
P. 179


                                    12 12 12 12 12 12 Njësitë e përbëra 2177Ushtrime 12C1 Në figurë jepet grafiku largesë-kohë për udhëtimin e një makine. a Gjeni koeficientet këndore të segmenteve drejtvizore OA, AB, CD, DE dhe EF.b Përdorni përfundimet e mësipërme për të gjetur shpejtësitë mesatare të makinës gjatë orës së parë, të dytë, të katërt, tëpestë, të gjashtë.c Në cilën orë makina ka lëvizur me shpejtësi më të madhe? Si mund ta gjeni këtë vetëm duke parë grafikun?d Gjatë orës së fundit, makina qëndroi pa lëvizur. Si mund ta kuptoni këtë nga koeficienti këndor i EF?e Gjeni shpejtësinë mesatare të makinës gjatë 5 orëve të para të udhëtimit.(Udhëzim: shpejtësia mesatare = largesa e përgjithshme : kohën përgjithshme.)Grafiku paraqet një makinë që udhëton për pesë orë më shpejtësi që rritet gradualisht nga 30 km/orë në 70 km/orë.a Sa është shpejtësia mesatare e makinës?b Sa është largesa që përshkon makina për pesë orë?c Sa është nxitimi i makinës?a Shpejtësia mesatare = 30 + 702 = 50 km/orë.b Largesa = shpejtësia mesatare u koha = 50 km/orë u 5 orë = 250 km.c Nxitimi = ndryshimi i shpejtësisë : koha = (70 – 30) : 5 = 8 km/orë2.SHEMBULLI 4ndryshimi i shpejtësisënxitimi kohaTrekëndëshi i formulave për nxitimin është: Nxitimi është ndryshimi i shpejtësisë në njësinë e kohës.Nxitimi mund të jetë pozitiv (kur shpejtësia rritet), dhe në këtë rast kemi të bëjmë me lëvizje të përshpejtuar, ose negativ (kur shpejtësia zvogëlohet) dhe në këtë rast kemi lëvizje të ngadalësuar.Nxitimi = ndryshimi i shpejtësisë : kohëGrafikët shpejtësi-kohë përdoren gjithashtu për të llogaritur largesën e përshkruar, siç tregohet në shembullin e radhës.Ky është koeficienti këndor i drejtëzës.Për të gjetur largesën ka edhe një mënyrë tjetër: llogaritim syprinën e zonës poshtë drejtëzës. Figura ka formën e një trapezi. Në Shembullin 4:Syprina e trapezit = 12 (30 + 70) u 5 = 12u 100 u 5 = 250Pra, largesa e përshkuar është 250 km.• Largesa e përshkuar nga një objekt jepet nga syprina e zonës poshtë grafikut shpejtësi-kohë të tij.
                                
   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183