Page 181 - Demo
P. 181
12 12 12 12 12 12 Njësitë e përbëra 2179Grafiku tregon tarifat e mesazheve të dy kompanive celulare, A dhe B. a Shpjegoni kuptimin e grafikut me fjalë.b Miri bën shumë pak telefonata, prandaj zgjedhjen e kompanisë celulare ai do ta bëjë në bazë të numrit të mesazheve që dërgon. Zakonisht, ai dërgon rreth 250 mesazhe në muaj. Cilën kompani duhet të zgjedhë Miri? Argumentoni përgjigjen.c Kur do të ishte më e arsyeshme të zgjidhte kompaninë B?a Kompania A vendos një tarifë fikse prej 1000 lekësh për muaj: tarifa nuk ndryshon, pavarësisht nga numri i mesazheve që dërgon. Kompania B vendos tarifën 500 lekë për çdo 100 mesazhe të dërguar (siç tregohet nga shigjetat në grafik). Duke përdorur madhësinë e përbërë “kosto për njësi” (ose kosto për një mesazh), kompania B vendos tarifën 500 : 100 = 5 lekë për çdo mesazh të dërguar.b Kompania A është më e leverdishme për Mirin. 250 mesazhe do të kushtojnë 1000 lekë me kompaninë A dhe 250 lekë me B (siç tregohet edhe në grafik).SHEMBULLI 56 Grafiku paraqet lëvizjen e një makine për 2 orë me një shpejtësi që rritet vazhdimisht me nga 10 km/orë. Pastaj, udhëton për 3 orë me një shpejtësi që rritet vazhdimisht nga 50 km/orë deri në 70 km/orë.a Gjeni largesën që përshkoi makina për 5 orë:! ! i duke gjetur fillimisht shpejtësinë mesatare për secilën pjesë të udhëtimit;! ! ii duke gjetur syprinën e dy trapezave që dallohen në grafik.b A janë të njëjta përgjigjet në kërkesën (a)?c Sa është nxitimi i makinës gjatë 2 orëve të para?7 Një grimcë niset nga prehja dhe nxiton për 10 sekonda, duke arritur një shpejtësi prej 30 m/s. Në 5 sekondat pasuese, shpejtësia zvogëlohet gradualisht deri në 20 m/s. Grimca vazhdon me këtë shpejtësi për 8 sekonda të tjera, përpara se të ngadalësohet, deri në ndalim, pas 10 sekondash.a Vizatoni grafikun shpejtësi-kohë.b Sa është nxitimi fillestar i grimcës?c Gjatë cilës periudhë kohore nxitimi ishte më i madh?Grafikë të tjerë bazuar në aktivitetet e jetës realeBazuar në aktivitet e jetës së përditshme, përveç grafikut të lëvizjes, mund të ndërtojmë edhe grafikë të tjerë, ku të përdoren madhësitë e përbëra. Shembulli më poshtë tregon se si mund të përdoret grafiku i vlerave monetare për të bërë krahasime.100mesazhekosto (lekë)numri i mesazheve0500100012501500100500 lekë200 250 300AB

