Page 183 - Demo
P. 183
12 12 12 12 12 12 Njësitë e përbëra 2181PërforcojmëShembulli 1Llogaritni shpejtësinë mesatare të një makine që ka udhëtuar 260 km për 3 orë e 15 minuta.Duke përdorur trekëndëshin e formulave:Shpejtësia = largesë : kohëShpejtësia = 260 : 3,25 = 80 km/orëShembulli 2Llogaritni masën e një metali me dendësi 11,5 g/cm3 dhe vëllim 30 cm3.Duke përdorur trekëndëshin e formulave:Masa = dendësi u vëllimMasa = 11,5 u 30 = 345 gShembulli 3Cila ofertë është më e leverdishme: dy çokollata 150 g për 264 lekë, apo 1 çokollatë 250 g për 225 lekë?Duke përdorur madhësinë e përbërë “çmimi për 100 g”: në ofertën e parë, çokollatat peshojnë 300 g dhe kushtojnë 264 lekë, kështu që 100 g kushtojnë 264 : 3 = 88 lekë. Çokollata e ofertës së dytë shitet 250 g për 225 lekë, kështu që 100 g kushtojnë 225 : 2,5 = 90 lekë. Kështu, dy çokollatat e vogla (150 g secila) janë më të leverdishme.Shembulli 4Ndërtoni grafikun largesë-kohë që i përshtatet përshkrimit të mëposhtëm:Një makinë shkon nga një qytet në tjetrin dhe më pas kthehet në qytetin fillestar. Në gjysmë orën e parë, makina lëviz me një shpejtësi prej 60 km/orë. Më pas ndalon për 10 minuta, pastaj 20 km e fundit të udhëtimit i bën për 15 minuta. Makina ndalon gjysmë ore në qytet. Në kthim, nuk bën asnjë ndalesë dhe ecën me shpejtësi mesatare 75 km/orë.Largesa e përshkuar në pjesën e parë të udhëtimit është: shpejtësi u kohë = 60 u12 = 30 km. Kështu, në 30 minutat e para, makina ka udhëtuar 30 km. Më pas, makina ndalon për 10 minuta. Kjo paraqitet me një segment horizontal nga minuta e 30-të deri në minutën e 40-të. Të 20 km e tjera përshkohen për 15 minuta. Kjo tregohet me një segment të pjerrët nga 30 km në minutën e 40-të në 50 km në minutën e 55-të.Makina ndalon për 30 minuta. Kjo paraqitet me një segment horizontal nga minuta e 55-të deri në minutën e 85-të. Së fundi, koha për t’u kthyer nga qyteti është: largesë : shpejtësi = 50 : 75 = 23 orë = 40 minuta. Kjo tregohet me një segment të pjerrët nga 50 km në 0 km, ndërmjet minutës së 85-të dhe minutës së 125-të.largesëVini re se 3 orë e 15 shpejtësi kohëminuta është 314 ose 3,25 orë, dhe jo 3,15 orë.masëdendësi vëllimlargesa (km)koha (min)50607080901001101201301020304005030402010

