Page 188 - Demo
P. 188


                                    13 1313 131313Paraqitja e të dhënave dhe 13 interpretimi i rezultateve186Tashmë dini…1 Të gjeni mesataren aritmetike, mesoren, modën dhe amplitudën e një bashkësie të dhënash.Për shembull:Gjeni mesataren aritmetike, mesoren, modën dhe amplitudën e të dhënave të mëposhtme.6, 8, 14, 11, 13, 8Për të gjetur mesataren aritmetike bëni shumën e të dhënave dhe pjesëtojeni atë me numrin e të dhënave.Para se të filloniGrafikët janë një mjet i dobishëm për të dalluar rregullsitë dhe lidhjet midis të dhënave. Për shembull, studiuesit mund të duan të gjejnë lidhjen ndërmjet kohës që njerëzit kalojnë duke bërë ushtrime fizike dhe rënies së tyre në peshë. Kjo lidhje mund të mos jetë aq e fortë sa kujtoni, pasi ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Për shembull, ushqimet që hamë apo mosha kanë një ndikim të madh në peshë. Llojet e ushtrimeve fizike janë po aq të rëndësishme: gjysmë ore vrapim kërkon më shumë energji se gjysmë ore ecje. Me anë të mbledhjes dhe analizimit të të dhënave, studiuesit do të kuptojnë cilët janë faktorët e ndryshëm që ndikojnë në peshë dhe efektet e tyre. Për çfarë na shërben?} ndërton dhe interpreton diagrame rrethore dhe me shtylla;} analizon dhe interpreton rezultatet e paraqitura në diagrame me të dhëna diskrete dhe të vazhdueshme;} ndërton një grafik me pika dhe përdor njohuritë bazë për korrelacionin;} krahason dy shpërndarje duke përdorur mesataren, modën dhe mesoren;} analizon rezultatet dhe arrin në konkluzione rreth pyetjes kërkimore të hulumtuar.Gjatë këtij kreu, nxënësi/ja:ë peshë. Llojet Provoni veten1 Gjeni mesataren aritmetike, mesoren, modën dhe amplitudën e të dhënave të mëposhtme.12; 15; 15; 17; 19; 22; 22; 22
                                
   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192