Page 195 - Demo
P. 195


                                    13 13 13 13 13 13 Paraqitja e të dhënave dhe interpretimi i rezultateve1936 Përqindjet e pikëve të 100 nxënësve në një testim ishin:a Ndërtoni një tabelë të re dendurish, duke përdorur intervale të barabarta prej 20 pikësh.b Paraqiteni këtë informacion me anë të një histogrami.% e pikëve Numri i nxënësve0 – 19 520 – 29 630 – 39 1340 – 49 2250 – 59 2460 – 69 1670 – 79 880 – 89 613.2 Grafikët me pika (skatergrafi) dhe korrelacioniGrafikët me pika, të njohur ndryshe si skatergraf, përdoren për të gjetur lidhjen ndërmjet dy ndryshoreve të paraqitura si çifte të renditura të dhënash. Vlerat e dy ndryshoreve paraqiten si pika në një rrjet koordinativ. Në qoftë se këto pika përafrohen nga një drejtëz në grafik, atëherë mund të themi që ka një lidhje ndërmjet dy ndryshoreve. Në qoftë se ka lidhje, thuhet se ka korrelacion. Në qoftë se nuk ka lidhje, pra pikat janë vendosur në mënyrë të çrregullt, atëherë themi që nuk ka korrelacion.Ndodh që të mendojmë se disa madhësi janë të lidhura me njëra-tjetrën.Për shembull, koha e kaluar duke mësuar, me rezultatet e një testimi. Koha e studimit dhe pikët në përqindje të një testi matematike për 12 nxënës paraqiten në tabelën dhe grafikun me pika.Siç e vini re, pikat në grafik kanë prirje të rriten. Kjo mbështet hipotezën tonë që sa më shumë orë të studiohet, aq më e lartë pritet të jetë nota; ose sa më pak orë studiohet, aq më e ulët pritet të jetë nota. Në grafik, pikat nuk ndodhen saktësisht në një drejtëz, sepse ka edhe faktorë të tjerë, që ndikojnë te rezultatet. Të tilla janë prirjet personale për një lëndë, cilësia e studimit, aftësia për t’u përqendruar në provim etj.Njëra nga pikat nuk përputhet aspak me prirjen. Kjo është pika (0,5; 70). Ajo i referohet një nxënësi, i cili ndonëse ka studiuar vetëm gjysmë ore, ka arritur të marrë 70 për qind të pikëve në test. Ndonjëherë, nxënësit kanë aftësi të dalin mirë në provime pa studiuar shumë. Rezultate të tilla, të cilat nuk përputhen me prirjen e përgjithshme, quhen vlera të largëta ose të jashtëndodhura. Ndonjëherë, ndërlidhja nuk është e dukshme. A e dinit se madhësia e fosilit të kafkës së një majmuni është e lidhur me moshën e fosilit? Hidhni një hipotezë mbi llojin e ndërlidhjes që prisni. Tabela në vijim jep moshën (në miliona vjet) dhe vëllimin (në centimetër kub) e fosileve të kafkave të një lloji të veçantë majmuni. Nxënësi, i cili ka studiuar për 9 orë dhe ka marrë 94% të pikëve, tregohet QsJUD¿NPHpikën (9, 94). Të gjitha çiftet e vlerave të tjera shënohen në të njëjtën mënyrë.Koha e studimit (orë)2 4 5 6 3 1,5 8 7 9 5,5 0,5 6,5Pikët e testit të matematikës (%)20 60 46 71 35 31 70 86 94 63 70 52Koha e studimit (orë)001020304050Pikët e testit (%)60708090100123456789(9, 94) 10
                                
   189   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199