Page 196 - Demo
P. 196
13 13 13 13 13 13 Paraqitja e të dhënave dhe interpretimi i rezultateve194Mosha (milion vite) 0,3 2,5 0,6 1,5 2,4 0,4 1,9 1,1 1,7 2,3 0,8Vëllimi i kafkës (cm3) 206 27 175 93 21 188 56 130 85 32 162Për të gjetur një ndërlidhje, ndërtojmë një grafik me pika.Këtë herë, mund të vini re një prirje të qartë zbritëse. Me rritjen e moshës së fosilit, madhësia e tij zvogëlohet. A e mbështet grafiku hipotezën tuaj? A prisnit që lidhja të ishte kaq e fortë?Në qoftë se krahasoni grafikët me pika në dy shembujt tanë, i pari tregon një prirje rritëse dhe një ndërlidhje jo shumë të fortë në krahasim me atë që paraqitet në grafikun e dytë; pikat nuk shtrihen shumë afër një drejtëze. Ndërmjet pikëve në testin e matematikës dhe numrit të orëve të studimit ka një korrelacion të dobët pozitiv. Grafiku i dytë tregon një prirje zbritëse dhe një ndërlidhje më të fortë, sepse pikat janë shumë më afër një drejtëze. Ndërmjet moshës dhe vëllimit të fosileve të kafkave të majmunëve ekziston një korrelacion i fortë negativ. Më poshtë jepen disa grafikë me pika, të cilat tregojnë lloje të ndryshme korrelacioni. Diskutoni në klasë emërtime të ndryshme për boshtet e këtyre grafikëve. Korrelacion i fortë negativ Korrelacion i dobët negativ Korrelacion i fortë pozitiv Korrelacion i dobët pozitivFjalët “i dobët” dhe “i fortë” janë subjektive (që do të thotë se kuptimi i tyre ndryshon nga personi në person), prandaj nuk keni pse shqetësoheni për to. Aspekti më i rëndësishëm është nëse korrelacioni është pozitiv apo negativ.Ndonjëherë ndërmjet ndryshoreve nuk ka asnjë lidhje. Pikat nuk do të tregojnë ndonjë prirje. Në figurën përbri jepet një rast ku nuk ka korrelacion.Ka raste që një grafik të mos tregojë korrelacion, si për shembull, në qoftë se në boshtin e abshisave do të kemi pikët në testin e matematikës dhe në atë të ordinatave gjatësinë e flokëve.Mosha (miliona vjet)0050100Vëllimi i kafkës (cm3) 1502002500,5 1 1,5 2 2,5 3Pa korrelacionShihni grafikun përbri. Në qoftë se ju kërkohet të përshkruani lidhjen që paraqet, mund të thoni që “ekziston një korrelacion i fortë pozitiv”. Në qoftë se ju kërkohet që ta interpretoni këtë, duhet të shpjegoni se çfarë do të thotë kjo, duke bërë lidhjen ndërmjet rezultateve dhe të dhënave fillestare. Për shembull, “me rritjen e gjatësisë, rritet edhe masa”.Drejtëza e përafrimit më të mirëKur ka një korrelacion ndërmjet dy ndryshoreve, mund të vizatojmë të ashtuquajturën drejtëza e përafrimit më të mirë. Kjo është një drejtëz e cila përputhet në mënyrën më të mirë me prirjen e vlerave të të dhënave. Një drejtëz e përafrimit më të mirë duhet: gjatësiamasa

