Page 197 - Demo
P. 197


                                    13 13 13 13 13 13 Paraqitja e të dhënave dhe interpretimi i rezultateve195x të ndjekë prirjen e pikave;x të kalojë nëpër, ose shumë pranë, sa më shumë pikave që të jetë e mundur;x të ketë një numër të përafërt pikash mbi dhe nën drejtëz.Vini re që drejtëza e përafrimit më të mirë nuk është e thënë të kalojë nga origjina. Në figura jepen disa shembuj të drejtëzave të përafrimit më të mirë.Në figurën a, drejtëza ndjek prirjen zbritëse të pikave dhe kalon ndërmjet disave prej tyre. Megjithatë, ajo nuk është drejtëza e përafrimit më të mirë, sepse ka më shumë pika nën drejtëz sesa mbi të.Në figurën b, mbi dhe nën drejtëz, ka një numër të barabartë pikash. Drejtëza kalon nëpër disa pika. Megjithatë, ajo nuk është drejtëza e përafrimit më të mirë, sepse nuk e ndjek shumë mirë prirjen rritëse të pikave; nuk është mjaftueshëm e pjerrët.Në figurën c, nuk duhet vizatuar një drejtëz e përafrimit më të mirë, sepse pikat nuk tregojnë ndonjë korrelacion.Në figurën d, megjithëse drejtëza nuk kalon nëpër ndonjë pikë, ajo është drejtëza e përafrimit më të mirë, sepse ndjek prirjen e pikave, të cilat shtrihen aq afër saj sa është e mundur.Drejtëzat e përafrimit më të mirë mund të na ndihmojnë për të bërë parashikime.Më poshtë jepet grafiku i shembullit të fosileve të kafkave të majmunëve së bashku me drejtëzën e përafrimit më të mirë.mosha (miliona vjet)0050100vëllimi i fosilit të kafkës (cm3) 1502002500,5 1 1,5 2 2,5 3Këtë grafik mund ta përdorim për të vlerësuar moshën e një fosili me vëllim 110 cm3. Duke vizatuar një drejtëz horizontale nga 110 cm3 derisa të presë drejtëzën e përafrimit më të mirë dhe më pas duke vizatuar një drejtëz vertikale poshtë, vëmë re që mosha e fosilit duhet të jetë rreth 1,4 milionë vjeç. Mund të jemi mjaft të sigurt për këtë vlerësim, pasi vlera ndodhet në mes të bashkësisë së të dhënave dhe korrelacioni është i fortë.Ushtrime 13D1 Ndajini pohimet e mëposhtme në tri grupe, gjithmonë të vërteta, ndonjëherë të vërteta dhe gjithmonë të pavërteta.a Korrelacioni i treguar nga një grafik me pika është ose negativ ose pozitiv.b Drejtëza e përafrimit më të mirë kalon nga origjina.abcd
                                
   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201