Page 201 - Demo
P. 201
13 13 13 13 13 13 Paraqitja e të dhënave dhe interpretimi i rezultateve19913.3 Përpunimi dhe interpretimi i të dhënave Kur punojmë me të dhëna është e rëndësishme të dimë se cilat diagrame të përzgjedhim për t’i paraqitur ato në mënyrë sa më të qartë. Gjithashtu, duhet të dimë se cilat karakteristika të vendndodhjes janë më të përshtatshme për t’u llogaritur (rreth kësaj kemi mësuar në Kreun 6). Zakonisht, qëllimi i mbledhjes së të dhënave është t’i përgjigjemi një pyetjeje për të cilën jemi të interesuar. Kur t’i kemi përpunuar të dhënat, na duhet të bëjmë lidhjen ndërmjet përfundimeve dhe pyetjes fillestare.Shpesh, kur mblidhet një numër i madh të dhënash, ndërtohet një histogram që ka formën e paraqitur në figurë.Për shembull, kjo ndodh kur mbledhim të dhëna rreth shtatlartësisë së personave. Shumica e personave kanë shtatlartësi mesatare; në qoftë se shkojmë drejt shtatlartësive më të mëdha ose më të vogla, numri i personave zvogëlohet. Kjo lloj shpërndarjeje quhet shpërndarje normale. Herë pas here, në vend të shtyllave të histogramit, do të shikoni një diagram të paraqitur me anë të një vije të lakuar, si më poshtë.Nganjëherë, forma nuk është simetrike, por e anuar në njërën anë, si në figurën e mëposhtme.Në qoftë se ky do të ishte një diagram që paraqet të dhëna mbi shtatlartësinë, ai do të na tregonte se ka më shumë persona me shtatlartësi të vogël se ç’pritej. Kjo shpjegohet me faktin se kampioni ka patur një numër të madh fëmijësh.Ushtrimet e mëposhtme përfshijnë gjithçka nga ato që keni mësuar deri tani në këtë kre, si dhe karakteristikat e vendndodhjes (mesataret) dhe amplitudën në Kreun 6. Ushtrime 13E1 Tabelat e mëposhtme tregojnë se si e kalojnë kohën e lirë nxënësit e klasës 9A.DjemtëLexim 12Sport 34Muzikë 6Takime me shoqërinë 4Televizor 8Mënyra të tjera të kalimit të kohës 16Gjithsej 80VajzatLexim 25Sport 20Muzikë 15Takime me shoqërinë 25Televizor 10Mënyra të tjera të kalimit të kohës 5Gjithsej 100

