Page 218 - Demo
P. 218


                                    14 14 14 14 1 14 Raporti dhe përpjesëtimi21614.3 Përpjesëtimi i drejtëDy madhësi janë në përpjesëtim të drejtë në qoftë se, kur njëra rritet (zvogëlohet) disa herë, edhe tjetra rritet (zvogëlohet) po aq herë. Në përgjithësi, nëse ndryshoret x, y janë në përpjesëtim të drejtë, ato lidhen me formulën y = k ¸ x, ku k është konstante (e ndryshme nga 0) dhe quhet koeficient i përpjesëtimit.Një lloj tjetër përpjesëtimi është “përpjesëtimi i zhdrejtë”.Dy madhësi janë në përpjesëtim të zhdrejtë në qoftë se, kur njëra madhësi rritet disa herë, tjetra zvogëlohet po aq herë.Për përpjesëtimin e zhdrejtë do të mësoni më vonë. Një shembull i dy madhësive në përpjesëtim të drejtë është numri i fletoreve të blera me sasinë e parave të paguara për to. Nëse blejmë tri herë më shumë fletore se shoku, atëherë duhet të paguajmë tri herë më shumë se ai.Kur dy madhësi, të cilat janë në përpjesëtim të drejtë, i vendosim në një tabelë, varësinë e tyre mund ta dallojmë nëpërmjet shumëzimit. Duke përdorur këtë model, e kemi të lehtë të gjejmë vlerat e panjohura në tabelë.Nga tabela vihet re që dyfishimi i sasisë së fletoreve sjell dyfishimin e kostos së tyre. Në mënyrë të njëjtë, në qoftë se numri i fletoreve shumëzohet me 5, atëherë edhe kostoja shumëzohet me 5.Gjithashtu veprimet mund të kuptohen edhe duke krahasuar rreshtin e parë, në tabelë, me të dytin. Numri i fletoreve i shumëzuar me 30 jep koston. Kështu që, çdo fletore kushton 30 lekë.Në tabelë, vihen re edhe veprime pjesëtimi (sepse pjesëtimi është veprimi i kundërt i shumëzimit).Nga tabela vihet re që nëse përgjysmojmë numrin e fletoreve, atëherë përgjysmohet edhe kostoja.Bazuar te tabela, po të pjesëtojmë koston me 30, marrim numrin e fletoreve.Me këto vlera, mund të ndërtohet një grafik.• Grafiku i dy madhësive që janë në përpjesëtim të drejtë është një drejtëz që kalon nga origjina (0,0).Për të gjetur vlerat e panjohura mund të përdoret një tabelë ose grafiku. Nga grafiku, mund të gjejmë që kostoja për 7 fletore është 210 lekë. Nga tabela, mund të gjejmë, me anë të shumëzimit ose pjesëtimit, sasinë e fletoreve që mund të blihen me 510 lekë: 510 : 30 = 17 fletore.Numri i fletoreve 2 4 12 10Kostoja e fletoreve (në lekë) 60 120 360 300u2 u3u2 u3u30u5u5Numri i fletoreve 2 4 12 10Kostoja e fletoreve (në lekë) 60 120 360 300ffl2ffl2ffl30ffl5ffl5ffl3ffl3500 123(4,120)(10,300)(12,360)(2,60)4 5kosto (lekë)numri i fletoreve678 9 10 11 1210015020025030035013
                                
   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221   222