Page 258 - Demo
P. 258


                                    010101010 16 Shndërrimet gjeometrike256a Gjatë zmadhimit, shëmbëllimi i pikës P është pika Q. Çfarë mund të thoni për gjatësitë e OP dhe OQ?b Sa janë gjatësitë e brinjëve të drejtkëndëshit të vogël? Sa janë gjatësitë e brinjëve të drejtkëndëshit të madh?c Si i ndryshon gjatësitë e brinjëve një zmadhim me koeficient 2?2 Në figurën e dhënë, trekëndëshi ABC është shndërruar në trekëndëshin DEF në zmadhimin me qendër S. Jepet SD = 3SA dhe SE = 3SB.a Cili është koeficienti i zmadhimit?b Kopjoni dhe plotësoni: SF = ...c Në qoftë se AB = 3 njësi, sa është gjatësia e DE?d Në qoftë se DF = 12 njësi, sa është gjatësia e AC?3 Vizatoni trekëndëshat ABC dhe PQR me kulme: A(1, 1); B(4, 5); C(2, 4); P(2, 0); Q(8, 8); R(4, 6).a A është PQR zmadhim i trekëndëshit ABC?b Për të gjetur qendrën e zmadhimit, vizatoni drejtëzat AP, BQ dhe CR.c Cili është koeficienti i zmadhimit?4 T është një trekëndësh me kulme (2, 1); (4, 1) dhe (4, 2). T është zmadhuar me qendër (0, 0) dhe koeficient 2.a Vizatoni trekëndëshin T.b Vizatoni trekëndëshin e zmadhuar.c Shkruani koordinatat e kulmeve të trekëndëshit të zmadhuar.5 Në të njëjtën figurë të ushtrimit 3, vizatoni trekëndëshin KLM me kulme K (5, 1);L(8, 5); M (6, 4).a Cila është qendra e zmadhimit që shndërron KLM në PQR?b Cili është shndërrimi gjeometrik që shndërron KLM në ABC?c Cili është shndërrimi gjeometrik që shndërron ABC në KLM?6 Në figurën e dhënë, drejtkëndëshi KLMN është zmadhim i drejtkëndëshit ABCD me qendër S. Jepet MN = 12 cm, CD = 4 cm, dhe BC = 3 cm.a Sa është koeficienti i zmadhimit?b Sa është gjatësia e LM?c Në qoftë se SA = 3 cm, sa është gjatësia e SK?d Në qoftë se AC = 5 cm, gjeni gjatësinë e KM.ABDEFCS
                                
   252   253   254   255   256   257   258   259   260   261   262