Page 277 - Demo
P. 277


                                    17 17 17 17 17 17 Thyesat, numrat dhjetorë dhe përqindjet7275Gjeni interesin e thjeshtë të përfituar nga një depozitë prej 300000 lekë, për 4 vjet, me normë interesi 5% në vit.I = PRT100 = 300000 u 5 u100 = 60 000 lekëKështu, interesi i thjeshtë i fituar është 60000 lekë.Pas 4 viteve, paratë e depozituara do të jenë bërë 360000 lekë.SHEMBULLI 7Ushtrime 17H1 Sa interes do të paguajë Andi në fund të vitit, në qoftë se norma e interesit e 20000 lekëve kredi është:a 10% në vit? b 20% në vit? c 7% në vit?2 Në ushtrimin 1, sa duhet të kthejë gjithsej Andi në bankë në fund të vitit?3 Në qoftë se interesi është 15% në vit, sa interes do të paguajë Andi nëse kredia është:a 100 000 lekë? b 500 000 lekë? c 5 000 000 lekë?4 Sa lekë interes do të marrë Tomi në depozitën e tij prej 200000 lekë, për një vit, në qoftë se norma e interesit është: a 3% në vit? b 4% në vit? c 5% në vit?5 Norma e interesit në një Bankë është 4%. Sa lekë do të ketë Anita në bankë pas një viti, në qoftë se depozita e saj është:  a 5000 lekë? b 20 000 lekë? c 25 000 lekë? 6 Lajla dëshiron të blejë një makinë larëse për 25000 lekë. Banka e saj jep kredi me 12% interes në vit. Sa do t’i kushtojë Lajlës makina larëse, në qoftë se e blen me kredi dhe e shlyen kredinë pas një viti?7 Albi ka nevojë për një kredi prej 800000 lekë për të blerë një ngastër toke. Në qoftë se norma e interesit të bankës është 10% në vit, gjeni interesin e thjeshtë që do të paguajë ai për kredinë:a pas një viti? b pas dy vjetësh? c pas pesë vjetësh?8 Gjeni interesin e thjeshtë që paguhet për kreditë e mëposhtme. a 20 000 lekë për 4 vjet me 15% në vit; b 50 000 lekë për 4 vjet me 15% për vit;c 100 000 lekë për 2 vjet me 15% në vit.9 a Sa duhet të jetë shuma fillestare që të fitohen 36000 lekë në 3 vjet, me një normë interesi të thjeshtë prej 6% në vit?b Në qoftë se 19 200 lekë janë fituar nga interesi i thjeshtë i një shume fillestare prej 60000 lekë, të investuara për 4 vjet, sa ka qenë norma e interesit vjetor?c Sa vjet duhet të investojmë një shumë fillestare prej 30000 lekë që të fitojmë 3600 lekë interes në qoftë se përdoret interes i thjeshtë prej 4% në vit?d Sa duhet të jetë shuma fillestare që të fitohen 10500 lekë në 5 vjet, me një normë interesi të thjeshtë prej 3% në vit?e Çfarë norme interesi duhet të aplikohet për të fituar, për 2 vjet, 4500 lekë interes të thjeshtë nga një shumë fillestare prej 75000 lekë?f Sa vjet duhet të investojmë një shumë fillestare prej 54000 lekësh, me interes të thjeshtë prej 5% në vit, që të fitojmë 21600 lekë?Formula për llogaritjen e interesit të thjeshtë është: I = PRT100ku I është interesi, P është shuma fillestare, R është përqindja e normës së interesit në një vit dhe T është koha në vite.
                                
   271   272   273   274   275   276   277   278   279   280   281