Page 278 - Demo
P. 278


                                    17 17 17 17 17 17 Thyesat, numrat dhjetorë dhe përqindjet27610 a Shkruani dy arsye pse njerëzit i depozitojnë paratë në bankë. b Përpiquni të gjeni se si i përdorin bankat paratë që depozitojnë njerëzit.Ftoni në klasë një punonjës banke ose intervistoni një punonjës banke dhe kërkoni t’ju japë disa përgjigje për pyetjet e mëposhtme.a Çfarë bën banka me paratë që fiton nga interesat e kredive?b Kush mund të marrë kredi në bankë? Cilat janë kushtet?c Gjeni normat e interesit për depozitat dhe kreditë në banka të ndryshme.A janë ato të gjitha të njëjta?Cila është banka më e mirë sipas mendimit tuaj? Shpjegoni pse. Diskutoni përgjigjet me shokët tuaj.ZBULONINë vendin tonë, tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSh) është 20%. Sa është çmimi i shitjes së një telefoni celular, i cili, para se t’i shtohet TVSh-ja, kushton 9500 lekë?Tatimi mbi vlerën e shtuar = 20% e 9500 lekë = 0,2 u 9500 = 1900 lekë.Çmimi i shitjes së telefonit celular = 9500 + 1900 = 11 400 lekë.SHEMBULLI 8Ushtrime 17I1 Çmimet e artikujve të mëposhtëm janë pa TVSh.17.4 Taksat Nga mendoni se vijnë paratë që duhen paguar për rrugët, policinë, spitalet apo aeroportet?Këto investime shtetërore financohen me anë të taksave. Taksat janë zakonisht pagesat që i bëhen shtetit për të paguar koston e shërbimeve apo të investimeve. Taksat kryesore janë: detyrimet e importit (dogana), tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSh), tatimi mbi të ardhurat etj.Dy taksat e para zbatohen zakonisht mbi mallrat dhe shërbimet. Tatimi mbi të ardhurat zbatohet mbi shpërblimet dhe pagat e personave.Taksat mbi mallrat dhe shërbimet zakonisht shprehen si përqindje mbi çmimin.Sa do të ishte çmimi i shitjes, në qoftë se TVSh-ja është 15%?2 Taksa e importit (dogana) për artikujt e luksit është 40%. Llogaritni vlerën e doganës për:a një makinë me çmim 1045 000 lekë? b një parfum me çmim 2000 lekë?c një lexues DVD me çmim 46000 lekë? d një makinë rroje elektrike me çmim 1150 lekë?3 TVSh-ja në një vend është 16,5%. Sa do të jetë çmimi i shitjes së tri artikujve të mëposhtëm pas aplikimit të TVSh-së?a Karrige: 3120 lekë b Tavolinë kafeje: 2900 lekë c Tapet: 21500 lekëa bc d3500 lekë 70 000 lekë 80 000 lekë 12 000 lekë
                                
   272   273   274   275   276   277   278   279   280   281   282