Page 280 - Demo
P. 280
17 17 17 17 17 17 Thyesat, numrat dhjetorë dhe përqindjet278Ushtrime 17K1 Një copë letër prej 150 cm e gjatë shkurtohet në 120 cm. Sa për qind e letrës është prerë?2 Një sustë 60 cm e gjatë është tërhequr deri në 69 cm. Sa për qind e gjatësisë fillestare është zgjatur susta?3 Në një kodër ndodhen 180 pemë. Pas një stuhie mbetën pa u rrëzuar 135 pemë. Sa është përqindja e pemëve të rrëzuara?4 Një pallto kishte çmimin fillestar prej 3000 lekë. Gjatë festave të fundvitit, çmimi i saj u ul në 1800 lekë. Sa për qind është ulur çmimi?5 Një makinë, e cila u ble 400000 lekë, tani vlen 240000 lekë. Me sa për qind është zhvlerësuar makina?6 Një person peshonte 70 kg. Pas gjashtë muajsh dietë, ai peshon 63 kg. Sa për qind ka rënë në peshë?7 Sandri mati gjatësinë e një dërrase dhe i doli 300 mm e gjatë. Ai bëri një gabim në matje, pasi gjatësia reale e dërrasës ishte 297 mm. Sa për qind është gabimi në matjen e Sandrit?8 Ditën e hënë një bimë është 400 cm e lartë. Të enjten, ajo ishte 424 cm e lartë. Sa është përqindja e rritjes së saj nga e hëna deri të enjten?9 Në prill bie 85 mm shi. Në maj bie 68 mm. Me sa për qind ndryshojnë sasitë e reshjeve në prill dhe maj?10 Kopjoni dhe plotësoni përqindjet në fjalitë e mëposhtme.a 290 është ..........% më e madhe se 200. b 308 është ..........% më e madhe se 175.c 324 është ..........% më e vogël se 400. d 143 është ..........% më e madhe se 65.11 Temperatura në shkretëtirë në orën 1 të natës është 4ºC dhe në orën 1 të drekës është 48ºC. Sa është përqindja e rritjes së temperaturës?12 Në një muaj, çmimi i karburantit u rrit me 20%. Në muajin pasues, ai ra me 10%. Sa është përqindja e ndryshimit të çmimit të karburantit për periudhën dy mujore? Çmimi është rritur apo është ulur pas dy muajve?17.5 Përqindja e ndryshimitDeri tani ndeshëm problema me përqindje të ndryshme, duke përfshirë, për shembull, përqindjen e fitimit, përqindjen e humbjes, përqindjen e uljes së çmimit, përqindjen e interesit ose përqindjen e tatimit. Për zgjidhjen e këtyre problemave përdorëm disa formula. Shumë prej tyre mund të përmblidhen në formulën e mëposhtme.• Përqindja e ndryshimit = Ndryshimi i vlerës6DVLD¿OOHVWDUHu 100ku “Ndryshimi i vlerës” mund të jetë fitimi, humbja, zhvlerësimi, ulja e çmimit, gabimi e kështu me radhë.Kur punojmë me përqindje të tilla, është e rëndësishme të zgjedhim në mënyrë korrekte numrin që do të përdoret si 100% ose si e tëra; kjo është “sasia fillestare”. Për këtë, duhet të bëjmë shumë kujdes kur lexojmë ushtrimin.

