Page 297 - Demo
P. 297
91991991929519 Probabiliteti Tashmë dini…1 • Probabiliteti i ndodhjes së një ngjarjeje merr vlera ndërmjet 0 (ngjarja e pamundur) dhe 1 (ngjarja e sigurt). • Probabiliteti mund të shkruhet si thyesë, përqindje ose numër dhjetor. Nuk duhet shkruar si raport ose me fjalë. • Në qoftë se probabiliteti që një ngjarje të ndodhë është p, atëherë probabiliteti që ajo ngjarje të mos ndodhë është 1 – p. Para se të filloni} njeh që shuma e probabiliteteve të të gjitha ngjarjeve, dy e nga dy të papajtueshme, është 1 dhe e përdor këtë fakt në zgjidhjen e situatave problemore;} kupton dendurinë relative si një vlerësim të probabilitetit dhe e përdor atë për të krahasuar rezultatet e provave në kontekste të ndryshme.Gjatë këtij kreu, nxënësi/ja:Provoni veten1 a Në qoftë se probabiliteti i të zgjedhurit të një karameleje të kuqe është 35, sa është probabiliteti që të mos zgjidhet një karamele e kuqe? b Në qoftë se probabiliteti që nesër të bjerë shi është 0,6, sa është probabiliteti që nesër të mos bjerë shi?Probabilitetin e gjejmë të zbatuar në shumë fusha, ndër to edhe në parashikimin e motit. Për të bërë parashikimet, meteorologët vërejnë evidencat dhe mbledhin të dhëna të ndryshme. Për shembull, ata analizojnë trysninë atmosferike dhe krahasojnë përfundimet me raste të ngjashme, që kanë hasur në përvojën e tyre. Ata janë në gjendje të thonë, për shembull, se nesër ka 70% mundësi që të bjerë shi dhe gjithashtu të parashikojnë se në cilën periudhë të ditës ka më shumë mundësi të bjerë shi.Për çfarë na shërben?

