Page 299 - Demo
P. 299
191919191919 19191919191919 Probabiliteti7297Hidhet një monedhë dhe, pas saj, një zar me katër faqe. Monedha ka lekun (L) në njërën anë dhe stemën (S) në anën tjetër. Zari i ka faqet të numëruara nga 1 deri në 4.Ndërtoni dy diagrame të hapësirës së rezultateve, për të treguar të gjitha rezultatet e mundshme. Përdorni diagramet për të gjetur probabilitetin e: a të rënit të monedhës stemë dhe të zarit 3;b të rënit të monedhës lek dhe të zarit numër çift;c të mos rënit të monedhës lek dhe të zarit çift.Tabelë me dy hyrje:SHEMBULLI 2Ngjarja është një bashkësi rezultatesh të caktuara të një eksperimenti. Për eksperimentin e hedhjes së zarit dhe ngjarjen ‘bie numër çift’, ka tri rezultate të mundshme (2; 4 ose 6), që konsiderohen “të favorshme”. Probabiliteti teorik i një ngjarjeje gjendet duke përdorur formulën:p (ngjarjes) = numri i rezultateve të favorshmenumri i rezultateve të mundshme.Probabiliteti teorik që, kur hedhim një zar, të bjerë numër çift, është p (numër çift) = 36 = 12 . Ngjarjet e njëpasnjëshme janë ngjarje që ndodhin njëra pas tjetrës. Në mënyrë që të përdoret formula e probabilitetit teorik, është e rëndësishme të dihet sa rezultate të mundshme kanë ngjarjet e njëpasnjëshme. Rezultatet e mundshme mund të renditen në një listë. Lista e të gjitha rezultateve të mundshme quhet hapësira e rezultateve. Shpeshherë, një diagram mund të na ndihmojë ta organizojmë listën në mënyrë logjike, për të qenë të sigurt që mos të harrojmë ndonjë prej rezultateve. Ky quhet diagrami i hapësirës së rezultateve. Tabelat dhe diagramet pemë janë shembuj diagramesh të tilla.S 3Zari1234Monedha L L1 L2 L3 L4S S1 S2 S3 S4Diagram pemë:14321432L1L4L3L2S1S4S3S2LSMonedha Zari Rezultatia Janë 8 rezultate të mundshme, njëri prej të cilëve është rezultati i favorshëm: S3.Prandaj, p (stemë dhe 3) = 18 .b Janë 8 rezultate të mundshme, 2 prej të cilave janë rezultate të favorshme: L2, L4.Pra, p (lek dhe numër çift) = 28 = 14 .c p (jo “lek dhe numër çift”) = 1 14 = 34 .

