Page 300 - Demo
P. 300
191919191919 19 Probabiliteti298Ushtrime 19A1 Dy zare katërfaqësh hidhen njëkohësisht. Secili prej tyre i ka faqet të numëruara nga 1 deri në 4. a Kopjoni dhe plotësoni tabelën me dy hyrje, ku tregohen të gjitha rezultatet e mundshme.b Sa është probabiliteti që pikët në të dy zaret të jenë të njëjta?c Sa është probabiliteti që pikët në të dy zaret të mos jenë të njëjta?2 a Dy monedha, secila me shënimet lek (L) dhe stemë (S), hidhen njëkohësisht. Kopjoni dhe plotësoni diagramin për të treguar të gjitha rezultatet e mundshme.b Sa është probabiliteti që të dyja monedhat të bien stemë?c Sa është probabiliteti që të mos bjerë stemë në asnjërën prej monedhave?3 Në një kuti ka lapsa me ngjyra të ndryshme: të kuq, të gjelbër, blu dhe të zi. Probabilitetet që të zgjidhet një laps i kuq, i gjelbër ose blu jepen në tabelë. Sa është probabiliteti që të zgjidhet një laps i zi?4 Dy zare të zakonshme hidhen njëkohësisht. Secili prej zareve ka numrat nga 1 deri në 6.Pikët e rëna në të dy zaret mblidhen me njëra-tjetrën.a Kopjoni dhe plotësoni tabelën për të treguar të gjitha rezultatet e mundshme. b Sa është probabiliteti që rezultati pas hedhjes së dy zareve të jetë: i gjithsej 8 pikë? ii gjithsej 2 pikë? iii gjithsej 11 pikë?c Cili prej rezultateve ka probabilitetin më të madh?d Sa është probabiliteti që rezultati të jetë më i madh se 8?e Sa është probabiliteti që rezultati të jetë më i vogël se 8?f Mblidhni përgjigjet e kërkesave (b.i.), (d) dhe (e). A është kjo shumë 1?5 Një ndeshje futbolli ka tri rezultate të mundshme: fitore, barazim ose humbje. Bazuar në të dhënat nga ndeshjet e kaluara, probabiliteti që skuadra e Gimit të fitojë është 0,4, ndërsa probabiliteti që ajo të humbë ndeshjen është 0,22. Sa është probabiliteti që ndeshja e radhës të ndahet në barazim?6 Dy ruletat e treguara në figurë rrotullohen dhe pikët e shënuara nga shigjetat në secilën ruletë mblidhen.Ndërtoni një tabelë ku të tregohet hapësira e rezultateve.a Cili është rezultati më i lartë i mundshëm?b Sa rezultate të mundshme ka?1 2 3 1Zari 11234Zari 21 4; 12 3; 234 1; 4L LLSLMonedha e Parë Monedha e Dytë RezultatiNgjyra e lapsit I kuq I gjelbër Blu I ziProbabiliteti 3101514Zari 1123456Zari 21 3234 9565 1 1235 4678234

