Page 301 - Demo
P. 301


                                    191919191919 19191919191919 Probabiliteti7299c Sa është probabiliteti që shuma e pikëve të jetë 5?d Sa është probabiliteti që shuma e pikëve të jetë më e madhe se 10?e Sa është probabiliteti që shuma e pikëve të jetë më pak se 4?7 Nga fjala TOP zgjidhet rastësisht një nga shkronjat. Më pas zgjidhet rastësisht një shkronjë nga fjala tjetër KOS. a Ndërtoni një diagram pemë për të paraqitur hapësirën e rezultateve. b Sa është probabiliteti që:i të dy shkronjat të jenë O? ii vetëm njëra nga shkronjat të jetë O?iii të paktën njëra nga shkronjat e zgjedhura të jetë T ose S?8 Një kartë blu dhe një e kuqe zgjidhen rastësisht nga kartat e treguara më poshtë. Sa është probabiliteti që të paktën njëra prej kartave të ketë numër çift? 2311534219.2 Denduria relative dhe probabilitetiProbabilitetet që kemi parë deri tani janë probabilitete teorike, që do të thotë se mund të llogariten në bazë të asaj që presim të ndodhë teorikisht. Kjo realizohet duke përdorur raportin:numri i rezultateve të favorshmenumri i rezultateve të mundshme.Megjithatë, nganjëherë, probabiliteti teorik nuk mund të gjendet. Për shembull, mund të jemi të interesuar të dimë probabilitetin që një model i ri llambe elektrike të ketë jetëgjatësi më të madhe se 500 orë ose që një zar i caktuar të mos jetë i rregullt.Kur probabiliteti teorik nuk njihet, ne mund të gjejmë probabilitetin eksperimental. Kjo do të thotë se kryhet një eksperiment dhe rezultatet përdoren për të gjetur dendurinë relative, që është e barabartë me: numri i rezultateve të favorshmenumri i përgjithshëm i provave .Për shembull, në qoftë se testohen 10 llamba dhe 9 prej tyre kanë jetëgjatësi më të madhe se 500 orë, atëherë probabiliteti eksperimental që një llambë të ketë jetëgjatësi më të madhe se 500 orë është 910. Në klasën e 8-të keni mësuar, që sa më shumë prova të bëni për një eksperiment, aq më i saktë do të jetë probabiliteti eksperimental dhe vlera e tij do të jetë më afër me probabilitetin teorik.Saimiri mbajti shënim ngjyrat e makinave që kalojnë pranë shkollës së tij. Rezultatet e tij tregohen në këtë tabelë.Vlerësoni probabilitetin që makina e radhës që do të kalojë të ketë ngjyrën blu. Numri i përgjithshëm i provave: 92 + 45 + 84 + 69 + 47 + 63 = 400 Denduria relative = numri i herëve që ka kaluar makina me ngjyrë blu numri gjithsej i makinave = 84400 = 0,21Pra, probabiliteti që makina e radhës të ketë ngjyrën blu është 0,21.SHEMBULLI 3Ngjyra e makinësE kuqe E gjelbërBlu E bardhëE zezë TjetërNumri 92 45 84 69 47 63Këtu, numri i përgjithshëm i provave është numri i makinave të vëzhguara.
                                
   295   296   297   298   299   300   301   302   303   304   305