Page 302 - Demo
P. 302


                                    191919191919 19 Probabiliteti300Ushtrime 19B1 Përdorni rezultatet e vëzhgimit në shembullin 3, për të vlerësuar probabilitetin që makina e radhës që do të kalojë të jetë:a e kuqe; b e gjelbër; c jo e gjelbër; d e bardhë ose e zezë.2 Juna hodhi 12 herë një zar të zakonshëm me gjashtë faqe. Tri herë zari tregoi numrin 6, pra probabiliteti eksperimental që zari të bjerë 6 është 14. Juna tha që zari duhet të jetë i parregullt, sepse probabiliteti që ai të bjerë 6 duhet të jetë 16. Shpjegoni pse gabohet ajo.3 Besiana bëri një anketë për të gjetur shijen e preferuar së akullores të blerësve në dyqanin e saj. Rezultatet tregohen në tabelën e mëposhtme.Shija e preferuar Vanilje Çokollatë Luleshtrydhe Manaferrë Të tjeraNumri i personave 64 45 52 38 51 a Përdorni rezultatet e anketës së Besianës për të vlerësuar probabilitetin që shija e preferuar e blerësit të radhës të jetë:  i vanilje; ii çokollatë ose luleshtrydhe; iii jo manaferrë.b Cilën shije duhet të porosisë më shumë Besiana?c Duke u bazuar te tabela, a mund të tregoni cilën shije Besiana duhet të porosisë më pak? Shpjegoni përgjigjen.4 Mirela dyshon se një zar me gjashtë faqe nuk është i rregullt. Ajo e hodhi zarin 300 herë dhe mori këto rezultate.Pikët 123456Denduria 77 45 52 48 23 55a Sa herë prisni ju që të bjerë secili numër, në qoftë se zari do të ishte i rregullt?b Asnjë nga rezultatet nuk përputhet me dendurinë e pritshme, në qoftë se zari do të ishte i rregullt. A mendoni se zari është i rregullt? Shpjegoni përgjigjen tuaj.5 Bëhet një eksperiment duke hedhur një pineskë në ajër 50 herë dhe regjistrohet numri i herëve që ajo bie me majë lart apo me majë poshtë. Rezultatet tregohen në tabelën e mëposhtme. a Sa është probabiliteti eksperimental që pineska të bjerë me majën lart? Jepni përgjigjen me numër dhjetor. Më pas eksperimenti përsëritet, por këtë radhë pineska hidhet 1000 herë dhe jep këto rezultate:b Për këtë eksperiment, sa është probabiliteti eksperimental që pineska të bjerë me majë lart? Jepni përgjigjen me numër dhjetor.c Nga probabilitetet e gjetura në kërkesat (a) dhe (b), cili prej tyre mendoni se është më afër probabilitetit teorik? Pse?Rezultati Maja lart Maja poshtë Denduria 27 23RezultatiMaja lart Maja poshtë Denduria 420 580
                                
   296   297   298   299   300   301   302   303   304   305   306