Page 309 - Demo
P. 309
Përsëritje C30728 a Cili është kuboidi me të gjitha brinjët e barabarta? b Kopjoni dhe plotësoni tabelën, që tregon përmasat e dy kuboidëve. Kujtesë: 1 cm = 10 mm.c Studioni tabelën tuaj. Tani kopjoni dhe plotësoni: 1 cm3 = mm3.Gjatësia Gjerësia Lartësia Vëllimi1 cm 1 cm 1 cm10 mm 10 mm 10 mm29 Në një depozitë që mban 400 litra ujë, kanë mbetur 184 litra. Sa për qind e ujit është përdorur?30 Në qoftë se x dhe y janë në përpjesëtim të drejtë me njëri-tjetrin, kopjoni dhe plotësoni tabelat e mëposhtme.5 9035 1431 Në një hotel reklamohen këto çmime:• Dhomë dyshe 1500 lekë në natë. • Dhomë teke 1200 lek në natë.a Sa do të jetë fatura e Arbenit, në qoftë se ai rri një natë në hotel dhe mbi çmimin e afishuar aplikohet një taksë hoteli prej 10% dhe 5% tarifë për shërbimin?b Sa do të jetë fatura për një çift në qoftë se ata rrinë për 3 net në hotel dhe aplikohen të njëjtat tarifa?32 Kopjoni dhe plotësoni:ShndërrimetRrotullimi Zmadhimi Zhvendosja paralele Simetria boshtoreObjekti dhe shëmbëllimi janëKongruentë Të ngjashëmA ruhen gjatësitë e brinjëve?PoA ruhen madhësitë e këndeve?Po 33 Krahasoni këto sasi duke përdorur raportet:a 300 mm dhe 35 cm; b 7,6 l dhe 800 ml; c 6,24 kg dhe 460 g; d 23 cm2 dhe 6900 mm2.34 ABC është një trekëndësh me kulme (1, 0); (2, 0); (1, 2).a Ndërtoni një diagram ku të tregohet trekëndëshi ABC dhe shëmbëllimi i tij pas një rrotullimi prej 180°, me qendër origjinën.b Shëmbëllimi rrotullohet me 90°, në drejtimin orar, me qendër pikën (1, 0). Vizatoni shëmbëllimin e dytë.c Cili është rrotullimi i vetëm që do e shndërronte trekëndëshin ABC në shëmbëllimin e dytë? Tregoni qendrën dhe këndin e tij.x 2 15y 32 120

