Page 314 - Demo
P. 314


                                    9MatematikaMatematika9Matematika 9Matematika 9 është në përputhje të plotë me programin e Matematikës së arsimit të mesëm të ulët, klasa IX. Secili prej krerëve përmban shembuj të zgjidhur dhe larmi ushtrimesh për të përforcuar të nxënit, si dhe veprimtari e ide të ndryshme rreth mënyrës se si mund të përdoret teknologjia nga të gjithë nxënësit e angazhuar. Secili prej krerëve strukturohet sipas rubrikave të mëposhtme.• Rezultatet e të nxënit (“Gjatë këtij kreu, nxënësi/ja”): renditen rezultatet e të nxënit të programitpër arsimin e mesëm të ulët, klasa IX.• “Për çfarë na shërben?”: ofron shembuj dhe kuriozitete nga jeta reale, në të cilët zbatohen osepërdoren njohuritë kryesore të kreut.• “Para se të fi lloni”: shërben për të vlerësuar nëse nxënësi/ja ka mjaftueshëm njohuri për të vazhduarmësimet e kreut.• “Shembull”: ofron ushtrime të zgjidhura, të cilat janë vendosur në kontekste të përshtatshme dhendihmojnë në qartësimin e pjesës teorike.• “Ushtrime”: vështirësia e ushtrimeve rritet në mënyrë graduale, duke ofruar teknika të ndryshme dhesa më praktike zgjidhjesh.• “Veprimtari”: paraqet lojëra dhe veprimtari, të cilat e ndihmojnë nxënësin/en të vërë në përdorimdhe të përforcojë njohuritë dhe aftësitë e përvetësuara gjatë kreut.• “Zbuloni”: ofron përforcimin e njohurive, duke i angazhuar nxënësit me veprimtari argëtuese dheme sfi da.• “Përdorimi i teknologjisë në matematikë”: ofron ushtrime interaktive, të cilat janë përkthyerdhe përshtatur për nxënësit shqiptarë. Qëllimi i këtyre ushtrimeve është të ndihmohen nxënësit qëkanë dëshirë të hulumtojnë më shumë. Këtu gjenden edhe veprimtari që lidhin matematikën meprograme të ndryshme kompjuterike.• “Përmbledhim”: ofron një përsëritje të shkurtër të pikave kyçe të kreut, duke ndihmuar procesin erishikimit dhe duke aftësuar nxënësin/en që të vlerësojë progresin e vetes.• “Përsëritje”: çdo gjashtë krerë, do të gjeni ushtrime të përziera, të cilat i mbulojnë të gjitha konceptete trajtuara.
                                
   308   309   310   311   312   313   314