Page 87 - Demo
P. 87
66666666666 Matjet856.1 Gjatësia, masa dhe nxënësia (vëllimi i lëngjeve)Njësitë e gjatësisëGjatësitë maten me milimetra (mm), centimetra (cm), metra (m) ose kilometra (km). Kujtoni që 1 cm është afërsisht sa gjerësia e gishtit të vogël të dorës:Një metër është afërsisht sa gjatësia e një hapi.Milimetrat përdoren për të matur gjatësi shumë të vogla, ndërsa kilometrat përdoren për të matur gjatësi ose largesa shumë të mëdha. Mesatarisht, njerëzit arrijnë të ecin 1 km për 15 minuta. Njësitë matëse të gjatësisë lidhen me njëra-tjetrën:10 mm = 1 cm10 cm = 1 dm100 cm = 1 m1000 m = 1 kmNjësitë matëse të gjatësisë mund të kthehen në njësi të tjera.Njësitë e masësMasa matet me gram (g), kilogram (kg), kuintal (kv) ose ton (t).Një pjepër i madh ka masë afërsisht 1 kg.Grami përdoret për të matur masa të vogla, ndërsa kuintali dhe toni përdoren për të matur masa shumë të mëdha. Një makinë e madhe ka masë afërsisht një ton.Njësitë matëse të masës lidhen me njëra-tjetrën:1000 g = 1 kg100 kg = 1 kv1000 kg = 1 tNjësitë matëse të masës mund të kthehen në njësi të tjera.Njësitë e nxënësisë (vëllimi i lëngjeve)Nxënësia është sasia e lëngut që mban një enë. Njësitë matëse të nxënësisë janë mililtri (ml), centilitri (cl) ose litri (l). Një enë e shkallëzuar matjeje, si kjo në figurë, ka nxënësi afërsisht 1 litër.Mililitri përdoret për nxënësi të vogla, ndërsa litri për nxënësi të mëdha. Një lugë çaji mban afërsisht 5 ml. Ndonjëherë, për të matur nxënësinë përdoret centilitri, i cili është më i madh se mililitri dhe më i vogël se litri.Njësitë matëse të nxënësisë lidhen me njëra-tjetrën njësoj si milimetrat, centimetrat, dhe metrat.10 ml = 1 cl100 cl = 1 l1000 ml = 1 lNjësitë matëse të nxënësisë mund të kthehen në njësi të tjera.Afërsisht 1 centimetërAfërsisht 1 metër

