Page 92 - Demo
P. 92


                                    6666666666 6 Matjet90Ushtrime 6D1 Gjeni vëllimin e përafërt, në cm3, të:a një veze; b gishtit tuaj të vogël; c një bobine me pe; d një lapsi.2 Ktheni në mm3:a 3 cm3 b 42 cm3 c 0,6 cm3 d 0,017 cm33 Ktheni në cm3:a 2000 mm3 b 1700 mm3 c 420 mm3 d 38 mm34 Gjeni vëllimin e trupave të mëposhtëm, të përbërë nga kube me brinjë një centimetër:i në cm3 ii në mm3a bc d5 Cila është nxënësia, në mililitra, e enëve të mëposhtme?a Një kuti me vëllim 300 cm3. b Një shishe me vëllim 450 cm3. c Një kuti me vëllim 175 cm3.6 Ktheni në m3:a 71000000 cm3 b 500000 cm3 c 1400000 cm3 d 72000 cm37 Ktheni në cm3:a 6 m3 b 0,00287 m3 c 32,4 m3 d 0,00019 m3 8 Plotësoni:a 32 cm3 = ml b 172 ml = cm3 c 32 000 cm3 = l d 0,4 l = cm3 e 0,07 m3 = ml f 320 000 000 ml = m39 Erisa e ruan ushqimin për lepurin e saj në një kuti me vëllim 3000 cm3. Kurse, ushqimin për papagallin, në një kuti me vëllim 1 050 000 mm3.Cila kuti është më e madhe?10 Një akuarium është 400 mm i gjerë, 70 cm i gjatë dhe 0,3 m i lartë. Sa litra është nxënësia e tij, nëse ai mbushet plot?11 Një depozitë uji mban 5 litra ujë. Për të kursyer ujin, në depozitë vendoset një pajisje me vëllim 500 cm3. Sa është nxënësia e depozitës në mililitra, pas vendosjes së pajisjes për kursimin e ujit?Për t’u praktikuar më shumë me problema që përfshijnë njësitë matëse, shkoni në adresën http://interaktiv.shkurt.al/index.html.Kërkoni rubrikën “A ju duket e saktë?” Flet për një shkencëtar, i cili ka bërë disa njehsime të madhësive të ndryshme. Tregoni nëse përgjigjet janë të sakta apo jo.PËRDORIMI I TEKNOLOGJISË NË MATEMATIKË
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96