Page 93 - Demo
P. 93
66666666666 Matjet91Ushtrime 6E 1 Cila nga orët e dhëna në fillim të këtij paragrafi do të ishte më e saktë:a për të matur kohën më të shpejtë në vrapimin e 100 metrave;b për të treguar me përafërsi kur mbaron ora e Matematikës;c për të matur kohën që i duhet një notari për të përshkuar gjatësinë e pishinës;d për të matur kohën që i duhet një shoku për të bërë 2 km me vrap; e për të matur kohën që ju mund të mbani frymën?Argumentoni përgjigjet.2 Cila nga madhësitë e mëposhtme nuk mund të matet me vizore?a trashësia e një fije floku; b gjatësia e librit; c largesa nga shkolla për në shtëpi;d gjerësia e bankës suaj; e gjatësia e këmbës.Argumentoni përgjigjet.3 Në figurë është paraqitur e zmadhuar një pjesë e një vizoreje. Çdo ndarje e vogël paraqet 1 mm.0 1 2 3 4cma Vini re tri segmentet që ndodhen sipër vizores në figurë. A duken sikur kanë të njëjtën gjatësi?b Sa i gjatë është secili prej segmenteve, në centimetrin më të afërt?(Shënim: Për të matur gjatësitë e këtyre segmenteve përdorni vizoren e dhënë në figurë, jo vizoren tuaj.)c A ishin përgjigjet e kërkesës (b) të gjitha të njëjta? A mendoni që në matjet tuaja ka një gabim?4 Sa është gjatësia e segmentit më të vogël, e cila pas matjeve me një shifër pas presjes dhjetore, merr vlerat e mëposhtme?a 5,6 cm b 4,1 km c 1,0 m6.4 Gabimet në matjeVëreni orët e mëposhtme.A BC DCila nga orët është më e thjeshtë për t’u lexuar?Nëse lexoni orën 12:36, kur në të vërtetë është ora 12:37, atëherë, në leximin tuaj, keni gabuar me 1 minutë.Gabimet në matjeNë matje, fjala “gabim” ka një kuptim të veçantë.Në një matje, gabimi është ndryshesa ndërmjet vlerës së matur dhe vlerës reale.Një segment ka gjatësi 3,7 cm. Gjatësia e tij, e rrumbullakosur në cm më të afërt, është 4 cm.Kur lexoni gjatësinë e rrumbullakosur në cm më të afërt, gabimi është 0,3 cm ose 3 mm. (4 – 3,7 = 0,3)

