Page 95 - Demo
P. 95
931 Fractions and indices Unit heading goes here xafadfs s dh sgsf 00 777777777937 Planifikimi, mbledhja dhe përpunimi i të dhënaveTashmë dini...1 Të dalloni nëse të dhënat janë diskrete apo të vazhdueshme.Të dhënat diskrete mund të marrin vetëm disa vlera të caktuara.Për shembull:Numri i fëmijëve në një familje është 0, 1, 2, 3, ... .Nuk mund të ketë 1,42 fëmijë.Të dhënat e vazhdueshme mund të marrin çfarëdolloj vlere.Për shembull:Shtatlartësia e një personi mund të jetë 1,4 m ose 1,47 m ose 1,471 m, e kështu me radhë, në varësi të saktësisë së matjes.Para se të filloniStatistika është fusha që na ndihmon të interpretojmë të dhënat. Nëpërmjet saj mund t’u japim përgjigje pyetjeve të tilla si: “Çfarë është mesatarja? Çfarë përfaqëson ajo?”. Po ashtu, statistika gjen zbatim në biznes. Për shembull, falë treguesve statistikorë, një firmë tregtare mund të përcaktojë sasinë e mallit që duhet të mbajë rezervë në magazinë.Për çfarë na shërben? } sugjeron pyetje kërkimore që kërkojnë përdorimin e metodave statistikore;} identifikon dhe mbledh të dhëna me një qëllim të caktuar, duke dalluar të dhënat parësore apo dytësore;} përzgjedh metodën e mbledhjes së të dhënave dhe kampionin e nevojshëm;} njeh ndryshimin ndërmjet të dhënave diskrete dhe të vazhdueshme;} ndërton dhe përdor tabelën e dendurive për të dhëna diskrete dhe të vazhdueshme, duke përdorur intervale të përshtatshme;} llogarit mesoren, modën dhe mesataren aritmetike dhe zgjedh të përdorë treguesin më të përshtatshëm për çështjen në shqyrtim.Gjatë këtij kreu, nxënësi/ja:Provoni veten1 Tregoni nëse të dhënat e mëposhtme janë diskrete apo të vazhdueshme?a shpejtësia e një avioni;b numri i personave në një klasë;c numri i pikëve në një testim me 100 pikë;d masa e një biçiklete;e koha që ju duhet për të përshkuar 100 m;f gjatësia e korridorit të shkollës.

