Page 96 - Demo
P. 96
777777777777 7 Planifikimi, mbledhja dhe përpunimi i të dhënave947.1 Planifikimi dhe mbledhja e të dhënaveNë kohët moderne, profesionistë të ndryshëm mbledhin të dhëna të ndryshme për qëllimet e tyre. Personi që i duhen të dhënat QëllimiMenaxheri i një dyqani Kontrolli i magazinësStudiues Njohja e opinionit publik për një çështjeMësues Kontrolli i përparimit të nxënësvePër të mbledhur të dhëna ka dy metoda të thjeshta: a pyetësorët; b formularët e mbledhjes së të dhënave.Shpeshherë, të dhënat mbi çështje të ndryshme të përditshmërisë, mblidhen nëpërmjet anketave.Kryerja e një ankete ndahet në katër hapa, të cilët paraqiten në skemën përbri:Është e rëndësishme që të formulohen pyetje, të cilat mund të analizohen, duke përdorur metoda statistikore. Për ta kryer si duhet anketën, duhet të kini gjithmonë parasysh se cili është qëllimi juaj dhe çfarë informacioni do të ishte i dobishëm për këtë qëllim. Për shembull, në qoftë se punoni në një dyqan rrobash, mund t’ju interesojë kjo çështje:• Cilat veshje shiten më shumë?Pasi të keni formuluar pyetjen, mendoni se si duhet grumbulluar informacioni i duhur. Të dhënat mund t’i mblidhni vetë. Të dhënat e mbledhura në këtë mënyrë quhen të dhëna parësore. Kjo metodë ka përparësi, sepse, duke njohur origjinën e të dhënave, jemi të sigurt se ato janë të besueshme dhe të sakta. Por nga ana tjetër, një veprimtari e tillë mund të kërkojë shumë kohë. Një mënyrë tjetër është përdorimi i të dhënave të mbledhura nga dikush tjetër. Këto quhen të dhëna dytësore. Ato mund t’i mbledhë një njeri i njohur, për shembull mësuesi; ose mund të merren nga burime të ndryshme, si p.sh. interneti. Në këtë rast, përparësia kryesore është se dikush tjetër ka bërë një pjesë të madhe të punës. Por, ka edhe mangësi, sepse nuk dihet se sa të besueshme apo të sakta janë ato të dhëna. Si me të dhënat parësore, ashtu edhe me ato dytësore, duhet përcaktuar bashkësia e të dhënave. Për shembull, për t’iu përgjigjur pyetjes se “cilat veshje shiten më shumë”, mund të nevojitet mbledhja e të gjitha të dhënave për shitjet e veshjeve të burrave dhe të grave. Ose mund të mblidhen vetëm shifrat e shitjes së bluzave, pantallonave dhe fundeve. Më pas, menaxheri i dyqanit vendos se çfarë duhet të bëhet me të dhënat e mbledhura. Për shembull, anketa mund të përdoret për të vendosur se ç’lloj veshjesh duhen mbajtur më shumë në magazinë.Një nga vështirësitë e këtij procesi është përcaktimi i sasisë së të dhënave që duhen mbledhur. Mbledhja e të gjitha shitjeve, që nga dita e hapjes së dyqanit, mund të përfshijë një sasi tepër të madhe të dhënash. Ndoshta do të ishte e udhës të zgjidhej një kampion. Në këtë rast, duhet përcaktuar madhësia e kampionit.Një kampion i vogël ka përparësi, sepse të dhënat mund të mblidhen shpejt; por ka mangësi, sepse të dhënat mund të jenë më pak të besueshme. Për shembull, të dhënat e shitjeve mund të mblidhen për një javë, një muaj, ose edhe një vit. Nga ana tjetër, një kampion i madh kërkon më shumë kohë dhe shpenzime për t’u mbledhur.Gjithashtu, duhet vendosur shkalla e saktësisë së të dhënave që do të përdoren. Për shembull, menaxheri i dyqanit mund të vendosë të rrumbullakosë të gjitha shifrat në mijëshen më të afërt.1. Bëni një pyetje.2. Mblidhnitë dhënat.3. Analizonitë dhënat.4. Përdorni përfundimet për t’iu përgjigjur pyetjes.

